• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka test anti-COVID dhe karantinim/ Kosova hap kufirin me Shqipërinë, hiqen kufizimet për lëvizjen

by Java News
08/06/2020 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Pikave Kufitare ka bërë të ditur se cilat janë procedurat që duhet të zbatojnë ata që do të hyjnë në Kosovë.

Duhet theksuar se sipas pikave në fuqi, ata që do të hyjnë në Kosovë dhe posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 (jo më i vjetër se 4 ditë) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë vetëm do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore.

“Me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon kontrollin e detajuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, duke marrë shënime të sakta të vend qëndrimit të tyre, numrin e telefonit, dhe përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF. Kontrolli i detajuar kryhet sipas udhëzuesve të OBSH-së, që konsiston në matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomat klinike si dhe kontaktet eventuale të dy javëve të fundit me persona pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se do të lejojë liri të plotë të qytetarëve dhe mallrave në veçanti me Shqipërinë, që më 14 mars ishte mbyllur shkaku i rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19. Deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 158 raste të personave të infektuara me COVID-19 edhe 31 vdekje.

NJOFTIMI I PLOTE  

Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeveris Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

6.4. Deri me datë, 20 qershor 2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.

Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 te datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që “Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19 mbetet e njëjtë.

g.kosovari

Next Post
E rëndë në Tiranë/ Gjendet i varur një djalë i ri

E rëndë në Tiranë/ Gjendet i varur një djalë i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In