• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka rinovim të Moratoriumit, qeveria gati projektligjin për gjuetinë: Vetëm në disa zona, do jenë me qira!

by E S
10/08/2025 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas më shumë se një dekade, kufizimet në gjueti do të hiqen. Kur kanë mbetur më pak se tre javë për nga mbarimi i afatit të moratoriumit, qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin që i hap rrugën gjuetisë në zona të caktuara.

“Gjuetia zhvillohet vetëm në zonat për ushtrimin e gjuetisë, që përfshihen në fondin pyjor dhe kullosor jashtë territorit të zonave të mbrojtura, në tokat bujqësore, sipërfaqet ujore të brendshme, toka të pafrytshme, të populluara me lloje të faunës së egër, objekt gjuetie, dhe shtrihen në sipërfaqe, që janë me pronësi shtetërore apo private”, thuhet në pikën 1 të nenit 8 të projektligjit.

Në këtë projektligj është sqaruar se zonat e gjuetisë do të jenë në sipërfaqe jo më të vogla se 500 hektar në terrenet fushore, jo më të vogla se 1 mijë hektar në ato malore, ndërsa rezervatet e mbarështimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 50 hektar. Këto territore ku do të lejohet gjuetia do të jenë 300 metra larg zonave të banuara, qendrave ekonomike, arsimore, sportive e fetare, si dhe 200 metra larg zonave të mbrojtura.

“Zonat e gjuetisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë”, thuhet në projektligj.

Këto zona do të jepen me qira tek persona fizik ose biznese, përmes një konkurrimi publik. Qiraja e zonës do të jetë sa 50% e vlerës së gjuetisë vjetore të kafshëve të egra e llogaritur sipas çmimeve të tregut.

“Menaxhuesi i zonës së gjuetisë është personi fizik ose juridik, që përzgjidhet sipas një procedure konkurrimi për marrjen në përdorim të një zone gjuetie”, thuhet në pikën 11 të nenit 21 të projektligjit.

Statusi i zonës së gjuetisë do të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, nevoja të zhvillimit rural, kur ka keqpërdorim dhe kur nuk zbatohet kontrata me qiramarrësin. Për gjueti do lejohen vetëm llojet e faunës së egër që jetojnë në gjendje të lirë në natyrë dhe që janë riprodhuar, lista e lejuar do të miratohet nga Ministria.

Ndërkohë ndalohet gjuetia e llojeve të faunës së egër që mbrohen nga konventat ndërkombëtare, që janë të rralla, në rrezik zhdukjeje dhe i kategorive që janë pjesë e listës së mbrojtur. Gjuetia në këto kategori të ndaluara do të bëhet vetëm nëse ka mbiprodhim, ka situata pandemike apo prej tyre shkaktohen dëme, por për këto raste do të ketë autorizime nga ministri përgjegjës. Ndërsa do të ketë edhe vrasje emergjente të kafshëve nëse rrezikohet jeta e njerëzve.

Për gjuetinë e ligjshme do të ketë edhe sezone të përcaktuara nga ministria.

“Gjuetia ushtrohet vetëm brenda sezonit të hapur për gjueti duke respektuar periudhën e riprodhimit derisa të vegjlit të ndahen nga nëna, dhe të folezimit derisa të vegjlit të mësojnë të fluturojnë, që përcaktohet sipas kritereve gjeografike, klimatike dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë. Për çdo vit, ministria publikon hapjen e sezonit të gjuetisë në faqen e saj zyrtare”, thuhet në nenin 31.

Gjuetarët duhet të jenë shtetas shqiptar mbi 25 vjeç, që ketë leje për armë gjahu, kalon testin për të marrë lejen e gjuetarit si dhe është i padënuar për asnjë vepër penale e cila cenon jetën dhe shëndetin e njeriut. Sipas këtij ligji, leja do jetë 5-vjeçare dhe gjuetia bëhet vetëm me armë dhe asnjë metodë tjetër.

Për gjuetinë, gjuetari do të paguajë tek menaxhuesi i zonës.

Neni 32- Pagesat për ushtrimin e gjuetisë:
1. Për ushtrimin e gjuetisë, gjuetari bën pagesën, e cila përfshin:
a) tarifën e lejes së gjuetisë;
b) tarifën për përdorimin e zonës së gjuetisë;
c) pagesën për çdo individ të vrarë të llojeve, objekt gjuetie.

2. Tarifat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, dhe mënyra e pagesës së tyre, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë.

Personat e pajisur me certifikatë gjuetari aplikojnë me kërkesë për leje gjuetie në portalin “e-Albania” dhe ngarkojnë dokumentet e përcaktuara. Në zbatim të këtij ligji do të ketë edhe gjoba nga 300 mijë lekë deri në 1.3 milionë lekë në varësi të shkeljes.

Me këtë nismë ligjore të re, shfuqizohet ligji i mëparshëm i gjuetisë si dhe moratoriumi, që ndalon vrasjen e kafshëve apo shpendëve.

Moratoriumi i gjuetisë, u vendos nga Ministria e Mjedisit më 2014, për të ndaluar vrasjet pa kriter të faunës në vend. Fillimisht ishte me afat 2 vjeçar, por më pas u shty herë pas here.

Next Post
Dy pamjet e Durrësit/ Berisha vijon të nxijë turizmin, ndërkohë realiteti është ndryshe (FOTO)

Dy pamjet e Durrësit/ Berisha vijon të nxijë turizmin, ndërkohë realiteti është ndryshe (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In