• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka më radhë për pasaportat apo letërnjoftimet në kryeqytet, bashkia hap zyrat e reja

by Java News
19/08/2019 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata qytetarë, të cilët nuk kanë një letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme, apo nuk kanë regjistruar ende adresën e saktë të banimit, nuk duhet të shqetësohen për radhët e gjata për të marrë një të re. Zyrat e hapura nga Bashkia e Tiranës në të gjitha njësitë administrative ofrojnë jo vetëm cilësi në shërbim, por edhe shpejtësi në aplikim.

Për të treguar se sa e thjeshtë është procedura e aplikimit për një pasaportë ose letërnjoftim të ri, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj aplikoi vetë për pasaportë dhe kartë identiteti pranë zyrave në Lagjen 13 në kryeqytet, ndërsa ftoi qytetarët që ende nuk kanë bërë regjistrimin e saktë të adresës së tyre, të përfitojnë nga kjo periudhë.

“Jam shumë i lumtur që lagjet e reja po ofrojnë lehtësira, që më parë ishin një andrallë e vërtetë për qytetarët. Radhë të tëra, dyndje në zyra, për pasaportat e reja dhe kartat e identitetit. Herën e fundit që isha në këtë zyrë, në zyrën e lagjes sime, më mori 2 minuta kohë që të bëja zhvendosjen e rezidencës. Do të thotë se duhet të regjistrohemi të gjithë atje ku banojmë, që bashkia ta ketë të lehtë edhe për investimet nesër, edhe për mënyrën si ndan buxhetin, ose si ofron shërbimet”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të nxitojnë të rinovojnë edhe dokumentet e tyre të identitetit.

“Mbarova punë në 2 minuta dhe për 2 javë do kem pasaportën e re dhe kartën e re të identitetit. I ftoj të gjithë qytetarët, shfrytëzoni këtë kohë sa ka rënë fluksi, mos prisni që të vijë fundi i vitit, kur të dalin jashtë përdorimit, por fare mirë mund t’i nxirrni jashtë përdorimit tani dhe të shfrytëzojmë këtë hapësirë për të bërë rinovimin e kartës, edhe të pasaportës”, tha ai, teksa shtoi se zyrat e reja kanë ndikuar në heqjen e radhëve të gjata.

“Duke qenë se fluksi i madh i marrjes së pasaportave ka filluar në vitin 2009, atëherë edhe fluksi i madh i skadimit të pasaportave dhe kartës së identitetit, është viti 2019, kështu që besoj se ashtu si puna ime ka edhe shumë qytetarë. Ftesa ime është: mos prisni deri në fundin e vitit, mos prisni derisa ta keni me ngut për një udhëtim që ju vjen pas pak ditësh, por shfrytëzoni këtë kohë të verës, ku edhe pse kanë ardhur emigrantët, edhe pse kanë skaduar pasaportat dhe kartat e identitetit, në aq shumë zyra sa kemi hapur në Tiranë, s’ka fare radhë”, u shpreh Veliaj

Next Post
As “Qemal Stafa” dhe as “Arena Kombëtare”, FSHF nxjerr në treg stadiumin për emrin e ri

Shqipëri-Islandë do të luhet në 'Elbasan Arena', shtyhet sërish inagurmi i Arenës Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com