• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka besim te institucionet? Përgjigjet DEA: Do luftojmë narkotrafikun me partnerët shqiptarë e qytetarët. Dhe në SHBA…!

by Java News
11/03/2023 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia amerikane e luftës kundër narkotikëve, e njohur si DEA kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë personat që kanë lidhje me këtë trafik, apo rastet kur kontigjentët e krimit pastrojnë paratë e drogës.

Një bashkëpunim i parë i këtij lloji qe u njoftua përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila bëri publike numrin dhe emailin e DEA-s. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj i’u drejtua zyrës së kësaj agjencie në Washington për të mësuar më shumë mbi këtë linjë që ka si synim luftën kundër trafiqeve. Pyetjes nëse vendi yne është i pari mbi të cilin aplikohet kjo skemë, DEA u përgjigj se kjo metodologji përdoret edhe në SHBA.

DEA përdor linja sinjalizimi në të gjithë botën, përfshi në Shtetet e Bashkuara për të nxitur qytetarët që të raportojnë çështje të narkotikëve dhe veprimtari të lidhura me to.

Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët  eshte konsideruar nga skeptiket si anashkalim i policisë dhe sistemit të drejtësisë. Kjo për faktin se shpesh herë drejtues apo efektivë të policisë së shtetit kanë rezultuar si të përfshirë me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe kanë dekonspiruar operacionet e ndërkombëtarëve. Por  DEA-s vlerëson rolin e SPAK dhe agjencive ligjzbatuese në Shqipëri duke theksuar se kjo linjë e re për sinjalizimin e kontingjentit të krimit është një aset në luftën e përbashkët kundër drogës.

DEA punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe SPAK për të luftuar trafikun e drogës dhe veprimtari të pastrimit të parave të organizatave kriminale ndërkombëtare, që operojnë këtu, me theks te hetimet që ndikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara. DEA punon në partneritet me autoritetet pritëse shqiptare për të çmontuar rrjete të trafikut të drogës dhe për të kryer hetime dypalëshe.

Në sqarimin e agjensise amerikaneve kunder narkotikeve dhene per vizion plus theksohet gjithashtu se partneriteti i forte Shqipëri-SHBA.

Lufta kundër trafikimit të drogës është një betejë e vazhdueshme, që kërkon partneritete dhe vigjilencë të fortë. Tani që personeli i DEA-s punon në Shqipëri përkrah kolegëve të tyre të ligjzbatimit prej verës së kaluar, linja e sinjalizimit është një mjet tjetër, që iu jep qytetarëve shqiptarë më shumë kontroll mbi të ardhmen e vendit të tyre, duke ofruar një metodë për të raportuar drejtpërdrejt te DEA veprimtari kriminale të lidhura me trafikimin e drogës.

DEA ka realizuar dhe mbikëqyrur disa operacione të rëndësishme kundër trafikut të drogës në Shqipëri dhe në rajon. Një nga këto rastet ishte operacioni në Fier ku u gjetën mbi 400 kg kokainë dhe në pranga ra ish-kryetari i komunës Frakull Viktor Çervanaku dhe djali i tij./m.j

Next Post
E rëndë në Devoll/ Kryeplaku gjen të vdekura nuse dhe vjehrrë, ja dyshimet e para!

Tragjedia në rrugë vazhdon/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 20-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

October 7, 2026
Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com