• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka bërë një fushë”/ Veliaj akuza Dukës: U themi fëmijëve bëhuni Mesi e Ronaldo, por për ju vendos llumi i Shijakut

by Java News
21/01/2022 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i revoltuar për mungesën e investimeve nga FSHF-ja, e cila sipas tij nuk ka bërë qoftë edhe një fushë në Tiranë. Veliaj u shpreh se Duka ka bërë politikë me sportin, ka konflikt interesi, duke theksuar se “llumi i Shijakut” nuk mund të vendosë më për të ardhmen e fëmijëve që ëndërrojnë të bëhen si Ronaldo apo Mesi.

Duke ju referuar nje artikulli të publikuar në gazetën Panorama Sport, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare devijojnë apo zhduken rrugës dhe nuk ka transparencë, Veliaj tha se si kryetar Bashkie ka vëtëm një pyetje: “Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit?”.

“Bashkia e Tiranës i ka dhënë klubit futbolli Tirana premion më të madhe në 100 vite të klubit dhe Tiranës, 150 mijë euro për fitoren e kampionatit. Por kam thënë që në dallim nga herët e tjera që paratë nuk i jap apriori, do shpërblej kush sjell kupa. Se Tirana nuk ka vetëm tre ekipe dhe më shumë disiplina se sa futbolli. Ajo o që kemi bërë është që do të mbështesim rezultatin, ajo që bëra.

Pse bëmë pallatin e sportit në Farkë, se ai komunitet ka prodhuar kampionë volejbolli dhe kjo do të bëhet në mënyrë të studiuar.Gatuzos i tregova rastin e Brikenit (Caljes). Kur ti kishe njerëz të politizuar që nuk ndanin ku ishte politika e sporti në drejtim të federatës. rezultatet ishin skandal, na vinte gjysma me doping, nuk bëhej fjalë për kushte. U pastrua peshëngritja, Brikeni me medalje.

U pastrua atletika, po hyjnë te më të mirët, u pastrua volejbolli e basketbolli, u pastrua sporklubi, mbaroi “Farie Hoti” dhe ekipet tona janë në maje. Nëse me nëse më thoni që ka një fushë që  e kanë bërë në Tiranë dhe nuk e kam parë më thoni ku është? Jeton një e treta e popullsisë, kur më thoni mos përzihet politika, kush po përzihet? Unë jam 30 përqind aksioner te Tirana, jam palë, jo jashtë.

Së pari kur flasim për investimet, nëse buxheti është 20 milionë euro i FSHF, atëherë këtu duhej të ishte edhe gjysma e investimeve se është 1/3 e popullsisë së Shqipërisë. Më thuaj një fushë, fushën e Laprakës, Kombinatit, të Mihal Gramenos i ka bërë Bashkia. Pashë në lajme denoncimin e Panorama Sport, kishte dhënë FIFA për pagat e luftës. Për sa kohë që nuk i ke shpërndarë, me të drejtë më lind pyetja që ne jemi korrekt te aksionet tona, që i japim premio Tiranës për meritën.

U mbrojta nga lufta me shtetit nga Platini e Blater? Me fundin e turpshëm që Platini e Blater patën, nuk e nderon dikë që është mbrojtur nga dy të korruptuar. U kapën nga organet ligjore dhe ikën me turp, duhet të kuptohet kur babëzia duhet të mbarojë. Qartazi këtë mesazh duhet ta kuptojnë të gjithë. Ata e mbyllën me turp.

Me datën 28 mars, kreu i federatës del e firmos bluzën dhe del me kombëtaren “voto ndryshimin, voto numrin 9”. Firmos fanella dhuratë për numrin 9. Pra politika nuk duhet të merret me sport, por sporti po. Ka vëllain deputet. Unë kam shok Cikalleshin, është shoku im, po nuk më vjen gjithë ekipi “na voto numrin”. Ndajmë shoqërinë personale, se kur dalin drejtuesit e thonë votoni numrin 9…

Patjetër stadiumi është aset, patjetër jam takuar me UEFA për finalen, se duhet organizuar gjithçka. Meqë është diçka me rotacion, të gjithëve i bie njëherë finalja. Por kur ti futesh në fushatë politike me vëllain kandidat, vetë thua shkoni votoni, në mes të opozitë, vetë organizon ndeshjet. A ka konflikt interesi këtu?

E vetmja gjë që kërkoj si kryetar bashkie dhe që ka investuar për sportin dhe e kam me prova, është që nuk e kam detyrë kryesorë dhe shih sa kemi bërë, po ata që e kanë detyrë kryesore një fushë? Ndaj për këtë arsye i kam pasur të gjitha në mendje në këtë përzierje të shpifur. Po ti në mes të fushatës, për ty është ok të futesh, ndërsa politika nuk mund të kërkojë. Pse nuk i mirën çunat dhe gocat e Tiranës pagat e luftës? Po ne i themi të gjithë këtyre fëmijëve shkoni e paguani prindërit në shoqata, shkoni e  stërvituni e bëhuni Mesi e Ronaldo, po pastaj do të jetë llumi i Shijakut që do të vendosë fatin tuaj. Por edhe Shijaku e di që përtej klubit e gardhit, as Shijaku nuk e pranon, nuk kemi humbur kurrë në Shijak, as në opozitë.

Ky paska thënë do të bëj bojkot se nuk kemi para. Po sikur të them unë do bëj bojkot të të gjitha shërbimeve të bashkisë se nuk më dalin paratë, e kam luksin? Është përgjegjësi… Ti thua do lë kampionatin t’i bëj presion qeverisë, ti bën politikë, ndërsa Bashkia është financuesja kryesore e sportit. Unë të kërkoj llogari, po ti me gjithë këto miliona, pse nuk bën asgjë? Nuk ka as KLSH, as kontroll, kjo është një San Marino brenda nesh që të marrësh e fryhesh e të mos i japësh llogari askujt. Unë jam që të di se cila është lista e zgjedhësve që votojnë. E dini që kandidon për herë të gjashtë? Mblidh Nanon e Berishën bashkë meqë ankohemi për dinozaurë politikë. Nuk ka listë votuesish, lista improvizohet dhe mbaroi zgjedhja. Unë jam aksioner në ekip futbolli dhe dua të di, pse nuk i morën klubet këto para nga FIFA?

Llumi i Shijakut nuk mund të drejtojë Tiranën, këto para pse nuk ua jep arbitrave, shoqatave të fëmijëve?

Nuk ka kontroll se është status OJF se nuk e prek KLSH dhe kjo është anomalia. Dhe e vetmja mënyrë se si ndryshon është si Blateri me Platininë, kur trashet zullumi, duhet të japësh llogari të paktën në prokurori.

Sapo iu referove faktit që ka 20 vjet në detyrë, do të thotë që një fëmijë që ka qenë sportist në 2002, nuk loz më dot futboll sot. Pra ky të ketë djegur rininë e çunave, që janë rritur me këtë ëndërr dhe kanë parë që janë shitur ndeshje, se janë në gjykata, se ti ke përgjegjësi se ti i organizon ndeshjet. Ke ekipe të dënuara për trukime nga ndërkombëtarët, ka rrugaçë dhe dhunë në stadiume, ke parë skena qesharake si lihen golat në televizion.

Ke marrë para për të ndërtuar fushat, ku janë? Se është 1/3 e popullsisë e duhen edhe fushat për to, ku janë? Doli dokumenti i FIFA-s, ku janë paratë? Ku? Nuk ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, dikush duhet të përgjigjet. Shakohoxha kandidon, nuk më intereson, bashkë kanë qenë. Kur të kanë ikur të gjithë bashkëpunëtorët, tregon çfarë lidershipi je. Kjo është çështje e dinjitetit, nëse këto duan që llumi i Shijakut të kthehet në ajkën e Tiranës, këto duan ta çojnë lart, po kjo nuk ndodh.

Në zgjedhjet në Durrës u falsifikua firma e kryetarit të bashkisë në Shijak, ai doli delegat për të votuar. Nëse më falsifikon firmën mua për këto lojëra e fshehur punë, është e rënde. Jam kryetar bashkie e më intereson nëse falsifikohet firma, jam aksionet dhe jam qytetar. Si qenka që kjo vendoset nga klubet e Shijakut? Kjo s’ndodh”, tha Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Shifrat për vitin 2020/ Shqipëria, i vetmi vend europian ku ekonomia pëson rënie, por shpenzimet e familjeve rriten

Mjeku tregon se çdo të ndodhë pas disa javësh në Shqipëri: Omicron? Muajt e ardhshëm do kemi kaluar në endemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In