• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku tregon se çdo të ndodhë pas disa javësh në Shqipëri: Omicron? Muajt e ardhshëm do kemi kaluar në endemi

by Java News
21/01/2022 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr. Baki Ejupi, mjek pranë Shërbimit Kombëtar Spitalor britanik, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, u shpreh se varianti Omicron nuk është kaq i rrezikshëm sa në fillim. Duke iu referuar situatës në Angli, me rritjen e përqindjes së të vaksinuarve dhe të të infektuarve me Omicron, Dr. Ejupi shtoi se në muajt e ardhshëm do të kemi kaluar në endemi.

“Shifrat kanë filluar të bien. Një numër i caktuar faktorësh ka sjellë një situatë ku Omicron nuk është më rreziku që ishte para disa javësh. Ne kemi prirë në pandemi me shumë statistika dhe Evropa ka ngecur për deri në katër javë, në kuptim të rritjes së numrit. E kemi arritur pikun të parët dhe besohet se ajo më e keqja ka kaluar për Omicron. Përderisa nuk kemi ndonjë varianti tjetër që bëhet me interes besojmë se ky është fillimi i fundit.

Është e pamundur të eliminojmë mundësinë e varianteve të reja edhe pse nuk dëgjojmë për variante të reja. Mutacionet ndodhin gjithë kohës por po shpresojmë se nuk do të ketë mutacion sikur Delta apo Omicron. Përderisa ka infeksion në popullatë, virusi lëviz dhe muton por shpresa është se nuk do të kemi një variant të kemi që të paraqesë rrezik për popullatën si variantet e tjera dhe të kulmojë në numra të mëdha.”, tha ai.

Duke iu referuar institucioneve shëndetësore britanike, Dr. Ejupi shtoi se deri më tani është vlerësuar se nuk është e nevojshme marrja e dozës së katërt të vaksinës.

“Nuk e dimë përgjigjen ende por po besojmë se deri nga pranvera do të kthehemi në normalitet, do të jetojmë në endemi, do të jetojmë me virusin. Nëse do të jepet doza e katërt apo jo, agjensia për shëndetësinë publike, deri më tani ka vlerësuar se doza e katërt nuk nevojitet por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndryshojë dhe se do të kemi përfshirjen e Covidit në vaksinimin vjetor krahas me virusin sezonal. Në pranverë do të largohen të gjitha masat nëse numri i infeksioneve shkon me këtë trend në mënyrë që popullatat dhe ekonomia të munden të zhvillohen.”, theksoi mjeku.

A do të ketë një lehtësim masash? “E vetmja masë që ka mbetur e detyrueshme është vendosja e maskave në publik. Por masat të tjera do të lehtësohen. Besoj në javët e ardhshme dhe kjo mund të afektojë dhe udhëtimet brenda dhe jashtë. Ka gjasa që dhe këshillimi në kuptim të izolimit pas infeksionit të ndryshojë. Tani ka rënë në 5 ditë, personi mund të dalë nga izolimi në ditën e 6 nëse ka një test negativ. 

Kjo do të lehtësohet dhe do të zëvendësohet me një lloj udhëzimi se si njerëzit duhet të sillen nëse janë infektuar në varësi të pasqyrës klinike të sëmundjes.”, shtoi mjeku. Dr. Ejupi u ndal gjithashtu dhe tek situata në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai parashikoi se në javët e ardhshme do të ulet numri i të infektuarve që do të sjellë dhe lehtësim të masave.

“Numrat në Kosovë janë në ngritje por besojmë se nuk do të ketë rëndim të ndjeshëm të situatës. E përcjell situatën dhe në Shqipëri dhe të dyja vendet janë krahasim më mirë sesa vendet e rajonit. Besoj se deri në 4 javë dhe në dy vende numri do të bjerë dhe do të përcillet dhe me lehtësimin e masave.“, përfundoi mjeku./ abcnews

g.kosovari

Next Post
U gjet e vdekur në një kanal/ Gruaja në Kuçovë u vra nga fqinji, arrestohet autori. Shkak borxhi

U gjet e vdekur në një kanal/ Gruaja në Kuçovë u vra nga fqinji, arrestohet autori. Shkak borxhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

July 10, 2026
“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

July 10, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit!

Rama: Ne e nxorrëm Shqipërinë nga degradimi, janë rritur pritshmëritë e qytetarëve

July 10, 2026
Ngushtica e Hormuzit, beteja për pushtet dhe jo vetëm për para

Ngushtica e Hormuzit, beteja për pushtet dhe jo vetëm për para

July 10, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Hamzën: Nuk kemi diçka konkrete

July 10, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

“Rilindja 2.0”, Demo: Deri në vitin 2030, 150 milionë euro investime për menaxhimin e mbetjeve dhe…

July 10, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Media holandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të garantojë shtetin e së drejtës

July 10, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Qëlloi me thikë gruan pas konflikteve të vazhdueshme, kush është 40-vjeçari nga Durrësi

July 10, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin Penal shkojnë deri në 15 vite burg

July 10, 2026
Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In