• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’je gjaku im!”/ 53-vjeçarja rrëfen mes lotësh momentin që mësoi se ishte e adoptuar, takimi me motrat e vëllain. Rrëfehet pas 50 vitesh e ëma: Lashë deklaratë që…

by Java News
02/01/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën “Një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare”, u bë publike një histori adoptimi e më shumë se gjysëm shekulli më parë, ku Holta takoi më në fund motrat dhe vëllain e saj biologjik, si dhe mamanë.

Holta ka lindur 53 vite më parë në Vlorë me emrin Rozeta dhe është braktisur në shtëpinë e fëmijës kur ishte ende foshnje. Në moshën 20-vjeçare ajo ka mësuar të vërtetën tronditëse se ishte e adoptuar. Nëna që e rriti quhej Jorgjie, njëlloj si ajo që e lindi. Duroi për shumë vite dhe më në fund vendosi që të kërkojë rrënjët e saj biologjike. Ka ardhur enkas nga Italia me djalin e saj Devisin për të mësuar të vërtetën.

Djali nuk e di që aty ku është ulur në publik, afër tij janë dy tezet, motrat nga nëna të Holtës. As ajo nuk e di ende që nëna jeton dhe se ka dy motra që po e ndjekin rrëfimin e saj në studio.

Ardit Gjebrea: Mamaja e Devisit quhet Holta. Në moshën 5-vjeçare ajo është adoptuar nga një zonjë me emrin Jorgjia edhe nëna biologjike quhet Jorgjia. Ajo sot ka ardhur, por nuk ka ardhur vetëm. Jorgjia, nëna e Holtës ka 3 fëmijë, 2 vajza dhe një djalë. Ajo ka ardhur së bashku me 2 vajzat dhe ato nuk e dinë se kush i ka ftuar dhe kush ka ardhur. Unë do t’i ftoj tezet e Devisit dhe do t’i ul pranë tij, ndërkohë që ato nuk dinë gjë prej gjëje.

Unë tani do të futem në publik sepse do të takoj një djalë me emrin Devis. Do të takoj Devisin sepse ai ka ardhur së bashku me nënën e tij, ajo quhet Holta dhe ka ardhur sot për të kërkuar nënën biologjike.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” Holta ka ardhur për të takuar të ëmën biologjike, por nuk e di se ajo ka një vëlla dhe dy motra dhe këto të fundit ndodhen në studio për ta takuar atë.

Ardit Gjebrea: Ti e di përse ka ardhur nëna jote këtu apo jo?

Devis: Po.

Ardit Gjebrea: Pse ka ardhur nëna jote këtu?

Devis: Për të ëmën.

Ardit Gjebrea: Ti e di historinë apo jo?

Devis: Po, po ma kanë thënë. Të gjithën jo, por atë që më kanë thënë.

Holta mbërrin në studio dhe tregon arsyen pse ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E diela shqiptare”.

Ardit Gjebrea: Më trego pak pse ke ardhur sot.

Holta: Jam rritur në një familje shumë të mirë nga mami dhe babai im me një gëzim dhe dashuri të pafund.

Ardit Gjebrea: Jetojnë?

Holta: Babai jo, ka ndërruar jetë në vitin 1999. Mami në Prill bën 96 vjeçe. Kam qenë nga mosha 20-vjeçare, në shtëpi isha vetëm unë dhe mami. Kam qenë shumë kapriçoze, filluam të bënim ca fjalë me mamin. Në fjalë e sipër edhe duke qarë më tha: Ti nuk më dëgjon se nuk je gjaku im. U habita, ngela e shtangur. Në fillim i thashë se pse ma the. Ajo  ma tregoi duke qarë, në atë moment dhe nuk u ndjeva mirë. Mami duke qarë po më shpejgonte të gjithë historinë që mua më kanë marrë dhe kam qenë 5-6 vjeç se ka qenë Dhjetori i 1973. Më kërkoi dhe falje sepse më tha se kishte kujtuar se e dija.

Ardit Gjebrea: Është djali i Holtës këtu dhe dy zonjat pranë djalit tënd e di kush janë? Janë motrat e tua. Ti sot mëson se ke dy motra dhe një vëlla.

Holta: Nga një vajzë e vetme që unë e kam patur shumë qejf familjen e madhe.

Alketa dhe Ermira: Ngjajmë pak nga sytë.

Holta: Të ju them një gjë: I ati i Devisit i ka sytë bojëqielli dhe unë i kam bojëkafe. Më kanë thënë që në fisin tënd me siguri Holta kam me sy bojëqielli. Unë me atë atin e Devisit u dashurova nga sytë bojëqielli sepse më pëlqejnë shumë. Pyetja ime është: Ju e dinit?

Ermira: E kemi mësuar shumë të vogla.

Holta: Pse nuk më keni kërkuar?

Alketa: Sepse na kishin thënë që ju kishit vdekur e vogël nga i ftohti.

Holta: Jo, nuk është e vërtetë.

Ermira: Babai të ka kërkuar dhe kështu i kishin thënë.

Holta: Jo, këtë nuk e dija.

Alketa: Mamaja kishte lënë deklaratë që të mos adoptoheshe dhe të mos të të merrte asnjë njeri do vinte të të merrte.

Holta: Mamit i kanë thënë në shtëpinë e fëmijës që ka qenë një vajzë që ka qarë shumë kur më ka lënë dhe një edukatore e shtëpisë së fëmijës ka qarë shumë. Mami im quhet Jorgjia?

Nga ana tjetër, mamaja e Holtës, Jorgjia ishte një vajzë shumë e re në moshë kur u dashurua me një person me të cilin nuk u kurorëzua as pasi mësoi se ishte shtatëzënë. Në rrethana të tilla ajo u detyrua t’a lërë vajzën e saj Rozeta në shtëpinë e fëmijës në Vlorë 53 vite më parë. E pa pak herë deri në moshën 3 vjeçare e më pas i thanë se vajza kishte vdekur. E kërkoi gjithë jetën me ndjesinë e fortë prej nëne se vajza e saj jetonte diku por nuk e gjeti dot… Po Holta si do reagojë nga rrëfimi i nënës?

Jorgjia: Kam dhe një fëmijë, gjithë jetën e kam pasur një të shkuar të hidhur. Kam qenë e fejuar, u ndamë. Me atë lindëm një vajzë.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin vajza?

Jorgjia: Rozeta.

Ardit Gjebrea: Po ai, babai apo nuk do të ia thuash fare?

Jorgjia: Fare. Unë jam rritur pa nënë. Mamaja më ka lënë 13 vjeçe dhe kam rritur 5 motra dhe vëllezër dhe babai 6. Fatkeqësia shkon te fukarenjtë.

Ardit Gjebrea: Ti u dashurove me këtë djalin?

Jorgjia: Po.

Ardit Gjebrea: Po ai e di që ka një vajzë?

Jorgjia: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: Domethënë ti u ndave me atë kur ishe shtatzënë apo çfarë? A e mori vesh ai që ishe shtatzënë?

Jorgjia: Po.

Ardit Gjebrea: A ishte ai prezent në momentin që e linde vajzën?

Jorgjia: Jo, mua më ka ndihmuar atëherë ndërmarrja, u kujdes për mua.

Ardit Gjebrea: Po a ishit të fejuar?

Jorgjia: Me celebrim jo.

Ardit Gjebrea: Po familja e dinte?

Jorgjia: Babai u dëshpërua shumë kur u ndava dhe kur linda.

Ardit Gjebrea: Të shkoi ndërmend që ta adoptosh?

Jorgjia: Jo, e doja këtë fëmijë. E doja dhe kur e kam lënë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, e kam ushqyer 9 muaj, kam vajtur dhe kam dhënë deklaratë që të mos adoptohet sepse do të vinte një ditë që do ta merrja. Kur jam martuar, im shoq e di  dhe e ka kërkuar dhe vetë pa më thënë mua.

Ardit Gjebrea: Ti Rozetën e kërkoje në shtëpinë e fëmijës?

Jorgjia: Kur linda Alketën kam shkuar në Vlorë për ta vizuar, ishte 3 vjeçe.

Next Post
FOTO/ Tragjedi natën e ndërrimit të viteve, nëna vdes nga i ftohti pasi i vesh fëmijëve rrobat e saj

FOTO/ Tragjedi natën e ndërrimit të viteve, nëna vdes nga i ftohti pasi i vesh fëmijëve rrobat e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In