• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

by Eduard Zaloshnja
04/03/2026 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Silvinjo (trajneri aktual i kombëtares së futbollit), De Biazi (ish-trajneri i kombëtares së futbollit), dhe Albano (këngëtari i famshëm italian) janë aktualisht shtetas shqiptarë – për të vazhduar më tej me Lorik Canën, Berat Gjimshitin, si dhe shumë sportistë e artistë të tjerë.
Po përtej emrave të njohur, janë edhe mbi 420 mijë shtetas shqiptarë jo dhe aq të famshëm, që me të famshmit e mësipërm kanë të përbashkët lindjen jashtë Shqipërisë (Grafiku 1).

Shumica dërrmuese e këtyre 420 mijë shtetasve shqiptarë të lindur jashtë Shqipërisë u regjistruan në Gjendjen Civile pas vitit 2011. Shkaku kryesor i regjistrimit masiv: Stimuli i ‘bonusit të bebes’ – për çdo fëmijë të lindur nga shtetas shqiptarë, shteti paguante një ‘bonus bebeje’ (pavarësisht se mund të lindnin jashtë vendit). Një shkak tjetër ka qenë marrja e nënshtetësisë shqiptare nga mijëra bashkëkombës tanë të lindur në trevat shqiptare përrreth (për arësye lëvizjeje pa viza në Europë ose për arësye patriotike)

Po sa nga 4.28 milionë shtetasit shqiptarë të lindur në Shqipëri banojnë aktualisht këtu? Sipas INSTAT-it, rreth 2.35 milionë. Pjesa tjetër (1.93 milionë) banojnë jashtë Shqipërisë (Grafiku 2). Për krahasim, nga regjistrimi i popullsisë së vitit 1989, rezultoi se banonin këtu 3.18 milionë shtetas të lindur në Shqipëri. Pra për 36 vjet kemi patur një rënie me 26% të popullsisë banuese në vend.

Në qoftë se llogarisim vetëm 4.28 milionë shtetasit shqiptarë të lindur në Shqipëri, rreth 45% e tyre banojnë aktualisht jashtë vendit. Më 2011 kjo përqindje ishte 34%, më 2001 ishte 24%, dhe më 1989 ishte vetëm 1% (Grafiku 3).

Periudha 1989-2001 ishte më intensivja e emigrimit – plot 917 mijë shtetas të lindur në Shqipëri u larguan nga vendi (pothuaj gjysma e totalit të të larguarve). Më pas ritmi i emigrimit ra – në periudhën 2001-2011 u shtuan 495 mijë emigrantë të tjerë (mbi çereku i totalit të të larguarve) dhe në periudhën 2011-2025 u shtuan edhe 488 mijë të tjerë (çereku i totalit të të larguarve – shihni Grafikun 4).

Next Post
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Begaj dekreton 7 ndryshimet në qeveri, pritet votëbesimi i tyre në Kuvend

Comments 1

  1. Vlora says:
    2 months ago

    Rrogëtar mediokër

    Reply

Leave a Reply to Vlora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u sekuestrua anija iraniane e mallrave? VIDEO nga aksioni i marinsave amerikanë

Si u sekuestrua anija iraniane e mallrave? VIDEO nga aksioni i marinsave amerikanë

April 20, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Realizimi i të drejtave gjuhësore shqiptare (1924–2026)

April 20, 2026
Mundësi për fundin e luftës në Lindjen e Mesme, zbardhet njoftimi i Iranit

Si e futi Irani botën në një xhaketë shtrënguese

April 20, 2026
Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

April 20, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Çfarë po i kërkon realisht BE Shqipërisë dhe pse politika nuk e shpjegon qartë

April 20, 2026
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad, kush janë figurat kyçe në tryezën e bisedimeve?

Negociatat SHBA-Iran në Islamabad, kush janë figurat kyçe në tryezën e bisedimeve?

April 20, 2026
Karaibet në flakë, tre të vrarë! Mister mbi trafikun e drogës

Karaibet në flakë, tre të vrarë! Mister mbi trafikun e drogës

April 20, 2026
Kthjellime dhe më pas vranësira, ja si parashikohet moti sot

Kthjellime dhe më pas vranësira, ja si parashikohet moti sot

April 20, 2026
Qiratë në Tiranë me rritje të frikshme! A po kthehet strehimi në luks?

Qiratë në Tiranë me rritje të frikshme! A po kthehet strehimi në luks?

April 20, 2026
Qëlloi anijen e mallrave me flamur iranian, çfarë është USS Spruance?

Qëlloi anijen e mallrave me flamur iranian, çfarë është USS Spruance?

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In