• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Situtë alarmante nga Covid në Kosovë. Çdo shtrat që zbrazet, mbushet sërish

by A R
27/08/2021 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aparatet që monitorojnë gjendjen e pacientëve, në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive, në Prishtinë, e prishin qetësinë që mbretëron në dhomën ku luftohet për jetë.

“I vetmi moment i mirë i punës është kur një pacient arrijmë ta nxjerrim nga kujdesi intensiv, dhe ta kalojmë në repart të rregullt”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Faton Qollopeki, specializant në Klinikën Infektive, në Prishtinë.

Në kujdesin intensiv, aty ku trajtohen pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore, më 26 gusht ishin shtrirë gjashtë të tillë. Këta pacientë nuk i lë vetë asnjë moment specializanti 29-vjeçar, i cili që një vit e gjysmë kujdeset për të sëmurët të rëndë me COVID-19.

“Tërë kohën duhet të jesh në monitorim të pacientëve, gjendja e tyre nuk të lejon që të mbeten disa minuta pa monitorim”, thotë ai. Fatoni pushon një orë në ditë, për të drekuar. Në atë kohë, kujdesi ndaj pacientëve mbetet te dikush nga kolegët tjerë.

Ditët më të rënda për Fatonin janë ato kur nuk shihet përmirësim i gjendjes klinike të pacientëve. “Përkundër përkujdesjes maksimale që japim, ndonjëherë nuk shkon mirë. Dhe, ata vdesin”, thotë ai.

Përveç që janë të sëmurë rëndë, këta pacientë janë edhe të vetëm.

“Paci Klinika Infektive, në Prishtinë, është e mbushur me pacientë të infektuar me koronavirus. Më 26 gusht ishin në trajtim 117 pacientë. Infermierët vazhdonin të punonin pa u ndalur.

Ata pranojnë pothuajse çdo ditë pacientë të rinj, për aq sa ka vend në klinikë, e cila më nuk kishte asnjë shtrat të lirë. Sapo të lirohet një pacient në shtëpi, shtratin e tij, brenda pak orësh, e zë një pacientë tjetër. Pacientët e ndiejnë mungesën e familjarëve, por kështu e ka kujdesi intensiv”, shprehet Fatoni.

Remzie Mehmeti që 22 vjet punon si infermiere në Klinikën Infektive. Por, thotë ajo, brenda këtyre viteve kurrë nuk ka parë një gjendje të tillë. “Kurrë nuk ka pasur më shumë punë, deri vitin e kaluar, kur u përballëm me pandeminë. Por, sivjet është shumë më vështirë se para një viti. Kemi mungesë të personelit”, thotë ajo.

Në repartin F të Klinikës Infektive, ku ajo punon, janë 8 dhoma me nga dy shtretër.

Situatën e rënduar me pandeminë, në Klinikën Infektive, në Prishtinë, e përshkruan edhe drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.

Përveç punës si drejtor, ai është infektolog në këtë klinikë. Pa u ndalur, ai viziton pacientët, duke u munduar të ndajë kohë për secilin.

“Sfidat që kalojnë mjekët janë të vështira, janë të përshkruara me tensione e me gjendje emocionale. Ata përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, por po tentojmë të gjejmë zgjidhjen më të përshtatshme”, thotë Vishaj.

Vdekja e pacientëve nga COVID-19 përshkruhet e rëndë, nga të gjithë mjekët e infermierët. Ndonjëherë, ndodhin dy e tre vdekje përnjëherë. të 12 orë. Remzia kujdeset për 16 pacientë, pothuajse pa pushim.

“Unë kam qenë mjeku kujdestar kur është pranuar pacienti i parë me COVID-19, dhe kur kemi pasur edhe vdekjen e parë nga COVID-19. Aty e kam parë që kemi të bëjmë me një sëmundje të jashtëzakonshme, pasi që të njëjtin pacient që vdiq e kisha vizituar vetëm gjysmë ore më herët”, tregon Vishaj.

Tani, pas më shumë se një viti me pandeminë, Vishaj apelon te qytetarët që të jenë të qetë, të jenë të vetëdijshëm se kanë të bëjnë me një sëmundje të rëndë, të mbrohen, të respektojnë masat dhe të vaksinohen.

“T’i binden vaksinimit, se kjo është arma më e fortë dhe më efikase që do të mbrojë familjet e tyre”, thotë Vishaj. Në Kosovë, numri i të infektuarve gjatë dy javëve të fundit ka shënuar rritje.

Të enjten, në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima, dhe janë konfirmuar edhe 2.295 raste të reja me koronavirus. Kosova ka administruar 747.898 mijë vaksina, kurse të vaksinuar plotësisht janë 256.235 mijë persona. Një person konsiderohet i imunizuar plotësisht, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

/a.r

Next Post
Silvio Berlusconi shtrohet në spital, po trajtohet për pasojat e lëna nga Covid-19

Silvio Berlusconi shtrohet në spital, po trajtohet për pasojat e lëna nga Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In