Situata nga reshjet sa vjen e përkeqësohet në Gjirokastër. Të paktën 5 banesa janë përmbytur nga uji ndërsa njëra prej tyre rrezikon shembjen.
Shumë banesa të tjera janë në rrezik nga përmbytjet pasi pritet përkeqësim i situatës.
Po ashtu, raportohet se uji rrezikon edhe varrezat e qytetit.
Grupet e Emergjencave Civile po punojnë në terren për devijimin e prurjeve të ujit./a.m.