• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në Veri, Von Cramon: Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë ligjore, por s’mund të udhëheqin me 2% të votave

by A R
29/05/2023 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u shpreh e shqetësuar nga situata në veri të Kosovës gjatë një konference për media në Prishtinë. Ajo tha se qeveria e Kosovës “duket se po rrezikon shumë me këto manovra në veri”.

“Natyrisht, kryetarët e zgjedhur janë zgjedhur në mënyrë ligjore. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitetin për të hyrë në këto objekte dhe të kenë qasje me forcë. Askush nuk mund të udhëheqë me një apo dy përqind të votave”, tha Von Cramon.

Ajo i bëri thirrje qeverisë së Kosovës ta pyesë veten “nëse kjo është qeverisje e mirë”, teksa shtoi se duhet të punohet në ndërtimin e besimit me komunitetin serb në veri të Kosovës dhe që ata të mos portretizohen si “kriminelë” dhe “kukulla të Beogradit”.

Deklaratat e zyrtares evropiane vijnë në ditën kur serbët lokalë në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok po protestojnë për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 26 maj u rritën tensionet në veriun e banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët e rinj, nën asistimin e policisë, u futën në ndërtesat komunale. Policia u përlesh me protestuesit dhe për pasojë pesë policë u lënduan dhe u dogjën disa vetura policore.

Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësimin me veprimet e qverisë së Kosovës, të cilës i ka kërkuar që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka thënë se protestuesit serbë do të tërhiqen kur nga veriu të tërhiqen kryetarët e rinj dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 maj, pasi krerët e mëhershëm komunalë nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Maj 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com