• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në Veri të Kosovës/ Osmani: Mbajtja e zgjedhjeve nuk ka të bëjë me referendum

by Java News
04/08/2023 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore nuk ka të bëjë fare me referendum.

Mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është pikë e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të arritur më 10 korrik, për shtensionim të situatës në zonën veriore. Tensionet janë rritur atje prej fundit të majit, pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet. Osmani ka thënë se ekzistojnë dy mundësi për mbajtje të zgjedhjeve të reja: që kryetarët të japin dorëheqje apo që qytetarët e këtyre komunave të kërkojnë përmes peticionit që të niset procedura e largimit të kryetarëve.

“Iniciativa për largimin e kryetarëve tashmë është e paraparë me ligj, pra ekziston një ligj që ua njeh qytetarëve të të gjitha komunave të drejtën që përmes peticionit dhe pastaj rivotimit ta largojnë një kryetar komune përmes votës. Pra nuk është referendum, quhet kategori e largimit të kryetarit përmes procesit të rivotimit”.

Javë më parë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Ky peticion, sipas Krasniqit, do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë, dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

Osmani ka thënë se aktualisht pritet që të gjitha çështjet teknike të përcaktohen përmes një udhëzimi administrativ dhe që një grup punuese, i krijuar për këtë punë, ta bëjë punën e vet.

“Sapo të krijohet baza ligjore, qytetarët e këtyre komunave do të mund ta dorëzojnë peticionin. Ky peticion duhet të vijë nga trupa votuese, nga votuesit e regjistruar”.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që t’i organizojë këto zgjedhje për t’i ulur tensionet.

Next Post
Do të vriste gruan me automatik, policia parandalon ngjarjen e rëndë në Durrës. Arrestohet 40-vjeçari

Kavajë/ Plas sherri mes kushërinjve, goditje me sende të forta njëri-tjetrit. Pranga për të tre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com