• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Situata në BE dhe ecuria e reformave po vonojnë integrimin”, Rikthim në PD? Ja reagimi i Majlinda Bregut

by A R
21/09/2024 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse pas luftës në Ukrainë pritej që Bashkimi Evropian të përshpejtonte procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit tonë, ritmet e integrimit mbeten të ngadalta, të paktën krahasuar me pritshmëritë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu shpjegon se krahas lodhjes së BE nga zgjerimi tashmë rajoni ynë është lodhur nga procesi i zgjatur i anëtarësimit dhe sipas sondazhit të fundit të Ballkan Barometër vetëm 54 % e qytetarëve besojnë te ky process, edhe pse shqiptarët mbeten më optimistët me 77% që besojnë te ky proces.

“Lufta në Ukrainë ishte le të themi një tjetër zile alarmi për vendimarrësit në BE, e cila u shoqërua me një vendim më të shpejtë për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën në procesin e anëtarësimit, po ashtu edhe me statusin për Bosnje Hercegovinën. Por pjesa e përshpejtimit të ritmeve të integrimit përsa kohë që ka edhe pengesa bilaterale politike siç ndodhi me Maqedoninë e Veriut apo ka mungesë të thelluar të reformave siç ndodh me një pjesë të rajonit nuk mund të jetë një ritëm shumë i shpejtë. Të gjithë kemi ndryshuar. Ka ndryshuar BE, kanë ndryshuar vendet tona, pritshmëritë tona por edhe problematikat tona”, tha Bregu.

Për të përshpejtuar integrimin e për të ndihmuar vendet tona të anëtarësohen në BE, 10 vite me parë u krijua Procesi i Berlinit. Në 14 tetor vendet e rajonit do të mblidhen serish në kryeqytetin gjerman për të diskutuar marrëveshje dhe rrugë të reja bashkëpunimi.

“Presim të kemi marrëveshje të tjera në samitin e tetorit. Ndërkohë që marrëveshjet që janë firmosur në Tiranë edhe në Berlin  ku janë marrëveshjet për njohjen e diplomave apo marrëveshje të tjera si ajo e uljes së tarifave celulare janë në fazën e impementimit. Do të shohim si do të shkojë Procesi i Berlinit, nuk është se jemi pa probleme edhe deri ne datën 14 tetor”, tha Bregu.

Po kërcënimi gjerman?

“Ne shumë shpejt këtë javë do të kemi mundësi të flasim me të gjithë partnerët përfshirë Gjermaninë, BE dhe të gjitha vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën“, theksoi Bregu.

Majlinda Bregu e cila është një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike, më 31 dhjetor përfundon mandatin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Por a do të kthehet Majlinda Bregu në skenën politike shqiptare në Partinë Demokratike?

Ish-ministrja e kaloi këtë pyetje me një buzëqeshje!

/a.r

Next Post
Mero Baze: Shpresa për ndryshime politike në Shqipëri, ka mbetur në dorën e drejtësisë

VIDEO/ “Shtresë e mesme” por me vila në Europë! Mero Baze reagon ndaj deklaratave të Argita Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

I refuzuan përsëri ftesë për dialog, Rama mesazh me video: Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

October 23, 2026
“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

“Protesta, e ngjyer me krim”- Analisti: Dronët kamikazë drejt Kryeministrisë, kambanë alarmi për shtetin! Shteti s’mund të rrijë peng i…

October 23, 2026
Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

October 23, 2026
Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

October 23, 2026
Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

October 23, 2026
Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In