Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se sot kanë mbërritur 5 respirtaorë të rinj dhe pritetë vijnë dhe disa të tjërë për të përballuar situatën me COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, ministrja tregoi sfidën e vërtetë që ka vendi me përballimin e përhapjes së koronavirusit.
“Realisht, sfida jonë tani do të jetë se sa po e ndërpresim ne zinxhirin e infeksionit. Situata është shumë dinamike. Njerëzit duhet që të tregohen të kujdesshëm në vazhdim. Edhe kur ata dalin në rrugë, për të mbaruar ndonjë punë, duhet që të vazhdojmë që të ruajmë distancimin social. Situata mund të ndryshojë. Do të jetë në varësi të rrethanave, edhe ne ashtu do të veprojmë”, u shpreh Manastirliu.
Më tej ajo shtoi se në fund të prillit ose në fillim të majit pritet të vijnë dhe 50 respiratorë të tjerë, të cilët mungojnë në Shqipëri.
g.kosovari