• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Situata energjitike pas reshjeve / KESH: Sasia e prurjeve, sa dyfishi i parashikimeve. Do të shesim energji

by A R
20/11/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i departamentit të operimit dhe tregtimit në KESH, Erald Elezi ka folur mbrëmjen e sotme për Vizion Plus në lidhje me prurjet e mëdha dhe situatën energjitike në vend.

Në intervistën e shkurtër me moderatorin Roland Zili, gjatë edicionit të lajmeve, Elezi tha se prurjet nga reshjet e ditëve të fundit kanë qenë mbi 2-fishin e parashikuar.

Për këtë arsye, një pjesë e prurjeve po shkarkohen në mënyrë të kontrolluar dhe një pjesë tjetër do të shkojë për eksport.

Roland Zili: Si është situata hidrike në sistemin energjetik në këto momente që flasim?

“Vlen të theksohet se në basenet e Komanit dhe Vaut të Dejës kemi patur sasi  reshjesh ekstreme. Duhet thënë, këto dy basene nuk janë akumuluese por janë operacionale. Prurjet kanë qënë rreth dyfishi i parashikimeve të motit për këtë periudhë. Kemi pasur një intensifikim që prej datave 17, 18, mbrëmjen e djeshme dhe ditën e sotme. Kanë sjellë një sasi reshjesh më të madhe nga ajo që kishim parashikuar, që përkthehen në prurje mjaft të konsiderueshme. KESH ka marrë masa që të procesojë sa më shumë për prodhim, pjesa tjetër është shkarkuar në mënyrë të kontrolluar duke i dhënë kohë e duke minimizuar mundësitë për përmbytje.”

Roland Zili: Pra, po ruani rezerva apo po shisni energji.

“KESH është detyruar që të bëjë eksport këto ditë që ne kemi teprica. KESH ka arritur një procedurë për eksport për prurjet anësore, duke filluar nga sot në mesnatë deri në ditën e martë, pasi po mbulojmë 100%, nevojën vendase.”

Më tej, Elezi iu përgjigj edhe akuzave të opozitës e cila tha më herët s, KESH bleu energji me çmim të shtrenjtë edhe pse e dinte që do të kishte reshje.

Drejtori i departamentit të operimit dhe tregtimit në KESH u përgjigj u shpreh se, nëse nuk do të ishte blerë, rrëzikohej furnizimi me energji.

“Ne kemi dalë për blerje në 11 nëntor. Pritshmëria ka qënë për një nivel të ulët. Nëse KESH-i nuk do të kishte bërë procedurë për import, ne në fund të javës do të rrezikonim furnizimin me energji. Ka qenë e detyruar për të realizaur importin e energjisë. Parashikimet nuk kanë qenë të sakta.”

/a.r

Next Post
Karim Benzema jashtë fushave: Real Madrid hidhet në garë për sulmues, Leao e Martinez në listë

Karim Benzema jashtë fushave: Real Madrid hidhet në garë për sulmues, Leao e Martinez në listë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In