• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata ende problematike, 7 vatra zjarri aktive

by A R
12/07/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën vëzhgim nga afër situatën e zjarreve përmes specialistëve të saj në qarqe. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 7 vatra zjarri në qarkun e Shkodrës, Dibrës, Lezhës, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Durrësit.
Forcat zjarrfikëse së bashku me ato të pyjores, ushtrinë  dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur nën kontroll flakët.
QARKU SHKODËR
Në Postribë, Shkodër ka rënë zjarr në një masiv me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset nuk kanë ndërhyrë për shkak të terrenit malor. Në ndihmë të tyre janë angazhuar 30 forca ushtarake. Nga zjarri deri më tani është djegur një sipërfaqe prej rreth 1 ha me pisha. Zjarri është larg zonave të banuara dhe nuk përbën rrezik.
QARKU LEZHË
Në kurorën e qytetit të Laçit ka rënë një zjarr. Në vendngjarje janë ndodhet forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për të shuar flakët. Në ndihmë të zjarrfikësve janë nisur edhe 20 forca ushtarake pasi zjarri ndodhet pranë zonës së banuar.
QARKU DIBËR
Në fshatin Llapush, Klos vatra e zjarrit vijon të jetë aktive, por nuk përbën rrezik për zonën e banuar. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha.  Për shuarjen e flakëve janë angazhuar në terren forca të pyjores të cilat po punojnë me mjete rrethanore.
QARKU VLORË
Në malin Mile, Konispol vijon vatra e zjarrit e nisur që prej mbrëmjes së djeshme. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë dhe për këtë është angazhuar një helikopter i cili është duke punuar ende për të shuar zjarrin. Në terren ndodhen edhe 30 forca ushtarake që po punojnë për shuarjen e flakëve.
QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Kuqar, Këlcyrë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 1 ha shkurre.
QARKU FIER
Në Ardenicë, Lushnje zjarri ka rënë në një zonë me shkurre. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke i shuar flakët. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 2 ha me shkurre si dhe 5 rrënjë ullinj.
QARKU DURRËS
Në lagjen Kamberaj, Fushë Krujë ka rënë zjarr. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej 2.5 dynym me hamullore./a.m.
Next Post
Pushuesit të shqetësuar, grabitësit bëjnë kërdinë në plazhin e Durrësit

Pushuesit të shqetësuar, grabitësit bëjnë kërdinë në plazhin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com