• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Dallga tërhiqet, por deti i çmimeve mbetet i trazuar

by B K
09/06/2025 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet mbeten të larta, por ritmi i rritjes po ngadalësohet. Inflacioni në maj bie pak, por qytetarët ende nuk ndiejnë lehtësim në xhepat e tyre. Ekspertët shpjegojnë arsyet dhe paralajmërojnë rreziqet e ardhshme nga zhvillimet ndërkombëtare.

Çmimet mbesin të larta, produktet po vazhdojnë të shtrenjtohen…vetëm se jo me vrullin e mëparshëm. Kështu mund të përmblidhet ecuria e çmimeve për muajin e muajin e shkuar. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë përballë rritjes së çmimeve ra në 2.2 për qind në maj, nga 2.3 për qind në prill. Në krahasim me majin e vitit të shkuar ai mbetet i pandryshuar.

Situata e inflacionit në Shqipëri, kur dallga tërhiqet, por deti

“Janë efektet e inflacionit të importuar i cili duke qenë se ka një rënie në nivelet e eurozonës, por edhe më gjerë..,. te partnerët kryesorë të Shqipërisë. Arsyeja e dytë lidhet me kursin e këmbimit… zhvlerësimin e euros”, shprehet eksperti për ekonominë Adrian Civici.

Dalja në tregje e prodhimit vendas ka ndikuar gjithashtu në pasjen e një inflacioni në nivele të ulëta veçanërisht te produktet e konsumit. Treguesi ra në vetëm 3.2 për qind muajin e shkuar nga 3.8për qind që ishte në prill.

Situata e inflacionit në Shqipëri, kur dallga tërhiqet, por deti

Pra, çmimet e frutave, perimeve, bulmetit, mishit e më gjerë vijuan ishin 3.2 për qind më të shtrenjta se majin e vitit2024. Lajmi i mirë është se ritmet e shtrenjtimit u ngadalësuan.

“U ngritën çmimet. Ok, dakord. Se u rrit nafta e hajde. Po nafta u ul. Prapë aty rrinë tek ai start”, shprehet një qytetar.

Po pse nuk ulen më çmimet një herë që rriten?

“Çmimet kanë tendencën të përshtaten shumë më shpejt kur ka rritje kostosh, ndërsa kur kostot bien, tregu është më i ngadalshëm në reflektim. Kjo lidhet edhe me pritshmëritë e biznesit, mungesën e konkurrencës në disa segmente apo edhe zinxhirët e furnizimit që reagojnë me vonesë”, thekson pedagogu Ardian Civici.

Por qetësia në frontin e çmimeve mund të mos zgjasë. Ekspertët paralajmërojnë se kërcënimi i një vale të re inflacioni mbetet i gjallë, sidomos për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, Ukrainë, dhe tensioneve tregtare globale.

“Luhatjet në çmimet ndërkombëtare të naftës, rritja e kostove të transportit detar për shkak të konflikteve, si dhe tensionet në tregjet ushqimore, janë faktorë që mund ta kthejnë inflacionin në një rrezik të ri. Shqipëria është e ekspozuar ndaj këtyre zhvillimeve për shkak të varësisë nga importet”, shprehet Adrian Civici, pedagog, ekspert për ekonominë.

Edhe Banka e Shqipërisë, në deklaratat e fundit, nënvizon se rreziqet e jashtme nuk kanë kaluar, ndaj politika monetare dhe financiare mbetet në gatishmëri.

Next Post
Dëshmitë tronditëse për Banjskën: Sulmet nuk ndalonin, s’i jepnim dot ndihmë Bunjakut

Dëshmitë tronditëse për Banjskën: Sulmet nuk ndalonin, s’i jepnim dot ndihmë Bunjakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com