• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata alarmante, 102 vetëvrasje brenda 6 muajsh

by Java News
03/10/2018 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona i dhanë fund jetës ditën e martë, duke rënduar në këtë mënyrë bilancin e vetëvrasjeve në Shqipëri.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti u vetëflijuan 102 persona.

Por cilat janë arsyet që e çojnë një individ drejt këtij akti ekstrem? Psikologët, shkakun kryesor e gjejnë tek depresioni por edhe faktorët socialë.

Eneida Frashëri, Psikologe: Një mund të jetë dështimi. Ka njerëz që mund të jenë optimist për ta kaluar situatën, përballen, ka të tjerë pastaj që i kanë mbushur mendjen vetes që nuk mund t’ia dalin. Vetmia është diçka tjetër. Vetëbesimi i ulët është një nga problematikat që mund të çojë drejt depresionit dhe akteve të tilla si vetëvrasja.

Psikologja Eneida Frashëri thotë se vetëvrasja mund të parandalohet, por personat e prekur nga depresioni duhet të trajtohen në mënyrë klinike.

Frashëri: Kanë një humor të rëndë, kanë humbje interesi maksimale ndaj aktiviteteve që kanë kryer më përpara, prandaj duhet që personat përreth të jenë vigjilent në mënyrë që ky person të drejtohet drejt qendrave të shëndetit mendor.

Frashëri parashtron nevojën e shtimit të qendrave komunitare të shëndetit mendor. Në Tiranë janë tre të tilla por nuk iu përgjigjen nevojave të larta.

Frashëri: Përveç ndërgjegjësimit të personit, është edhe raporti shumë i zhdrejtë që ekziston midis specialistëve të shëndetit mendor dhe popullsisë. Në Tiranë janë vetëm tre qendra.

Vetëvrasja është një fenomen gjithmonë e në rritje. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetit, rezulton se në botë mesatarisht në çdo 40 sekonda një person i jep fund jetës.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 6 vitet e fundit, në shqipëri viti më problematik ka qenë 2014-a me 262 vetëvrasje, ndërsa viti me numrin më të vogël të ngjarjeve të kësaj natyre ka qenë 2017 me 199 raste./OraNews

Next Post
Njëri gozhdës e tjetri patkoit, ja se kur nuk përputheni me partnerin

Njëri gozhdës e tjetri patkoit, ja se kur nuk përputheni me partnerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

November 14, 2026
Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

November 14, 2026
Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

November 14, 2026
“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In