• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sistemi parauniversitar, shkollat nisin më 11 shtator

by Java News
15/08/2017 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e parë e shkollës për nxënësit e sistemit parauniversitar, këtë vit do të jetë data 11 shtator. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe datat se kur nis shpërndarja e teksteve shkollore.

“Në mënyrë që nxënësit t’i kenë në duar tekstet shkollore, shpërndarja do të fillojë më 25 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator. Kjo do të thotë se, një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, të gjithë nxënësit në sistemin arsimor parauniversitar do të jenë pajisur me tekstet, që do të shpërndahen në pikat e autorizuara për këtë qëllim pranë shkollave. Por Ministria e Arsimit, në mënyrë që ky shërbim të shkojë sa më lehtë te nxënësi, është parashikuar që shkollat të jenë në gatishmëri edhe me një apo dy mjedise të institucionit shkollor, që do të ofrojnë për distributorët. Shërbim që do të ofrohet falas vetëm për të mbështetur dhe lehtësuar këtë proces për nxënësit”, shprehet Dritan Sallaku, nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar.

Ministria e Arsimit u bën thirrje prindërve që të bëjnë kujdes dhe të përzgjedhin vetëm ato tekste që përmban katalogu i miratuar nga kjo e fundit, i cili është publikuar nëpër shkolla, në mënyrë që të mos bien prè e shitësve që rëndojnë listën duke shtuar nga vetja fletore pune e materiale të tjera didaktike.

“Tashmë e kemi të shpallur katalogun e teksteve që do të zbatohen në sistemin arsimor parauniversitar. Të gjitha institucionet shkollore janë të pajisura me këtë katalog dhe janë të orientuar gjithashtu që prindërit të ndihmohen në zgjedhjen e teksteve, duke i qëndruar strikt listës që është publikuar përmes këtij katalogu”, theksoi më tej Dritan Sallaku.

Pritet që këtë vit të mos ketë mungesa tekstesh, ndërsa viti shkollor të ketë filluar. Sipas Sallakut, deri tani janë botuar 95% e titujve./TCH

a.ç

Next Post
Aksidentoi 54-vjeçarin, familja e viktimës ndryshon qëndrim ndaj deputetit Rakipi

Aksidentoi 54-vjeçarin, familja e viktimës ndryshon qëndrim ndaj deputetit Rakipi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com