• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentoi 54-vjeçarin, familja e viktimës ndryshon qëndrim ndaj deputetit Rakipi

by Java News
15/08/2017 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seit Sorra u aksidentuar për vdekje të shtunë nga deputeti Aqif Rakipi.

Ndonëse në fillim, familjarët e Sorras e konsideruan ngjarjen jo si një aksident, por si një masakër, sot ata kanë ndryshuar qëndrimin e tyre.

Pak ditë pas ngjarjes, tashmë ata e konsiderojnë vetëm si një aksident që mund t’i ndodhë kujtdo dhe shprehen se nuk kanë asgjë kundër deputetit.

Pasi kanë biseduar me të afërmit e Rakipit, që u kanë shkuar në shtëpi për ngushëllim, ata shpreheshin se tashmë zbardhjen e ngjarjes ia kanë lënë në dorë drejtësisë.

Djali i viktimës thotë se nuk ka qenë në vendngjarje dhe nuk është ai personi përgjegjës për të treguar se çfarë ka ndodhur.

Ai thotë se do të jetë drejtësia ajo që do të shpjegojë se si ka ndodhur aksidenti dhe për deputetin Aqif Rakipi, nuk ka asgjë kundër as ai, as familja e tij.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe vëllai i viktimës, i cili ditën e shtunë shprehej se, njerëzit e Rakipit u kishin dërguar fjalë për të shkuar për ngushëllim, por ende nuk kishte pranuar asgjë.

Duket se tashmë mendimi se nuk ishte thjesht një aksident, por masakër ajo që i kishte ndodhur 54-vjeçarit, nuk qëndron më. Për familjarët e viktimës ishte vetëm një aksident.

Deklarata ditën e ngjarjes:
Dy kushërinj të viktimës, të cilët punonin bashkë me të në tregun agro-ushqimor, në autostradë, kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes ku ndërroi jetë 54- vjeçari, Seit Sorra.

Ndonëse nuk dhanë shumë detaje, pasi siç u shprehën ata të shtunën, po presin që të japë një version zyrtar Policia e Prokuroria, ata konfirmonin se shoferi që shkaktoi aksidentin ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Ne pamë gjithçka sepse aty ishim, po shkonim te tregu. Nuk e aksidentoi Seitin, por e masakroi me makinë. E megjithatë, as nuk e mori mundimin të ndalonte. Madje e shtoi edhe më shumë shpejtësinë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, u shprehen dëshmitarët ditën e shtunë.

“Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria, pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri, i cili i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im”, shprehej vëllai i viktimës./Panorama

a.ç

Next Post
Njihej si “bosi i prostitucionit në Ballkan”, ja vendi ku u ekzekutua me plumb në kokë shqiptari

Njihej si “bosi i prostitucionit në Ballkan”, ja vendi ku u ekzekutua me plumb në kokë shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com