• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siriani dhe gardiania, dashuria që shpërtheu hekurat e burgut

by Aalison Pearse Stevens
11/02/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Angela Magdici është 32-vjeçare, e martuar, me origjinë italiane, por shtetase zvicerane. Që nga viti 2013 punon në Drejtorinë e Drejtësisë të kantonit të Zyrihut. Me fjalë të tjera: Angela është gardiane burgu. Në Facebook ajo prezantohet si boksiere.

Kështu ishte biografia e Hasanit dhe Angelas deri të hënën rreth mesnatës, kur ndodhi diçka e pazakonshme. Angela, gardiania e burgut, hapi qelinë e Hasanit në burgun Limmattal në Dietikon afër Zyrihut – dhe që të dy ia mbathën, ikën me një veturë të zezë. Policia thotë se bëhet fjalë për një BMW X1 me tabela ZH 528 411. Policia e ka shpallur në kërkim këtë çift.

Si bën vaki që një gardiane ta nxjerrë nga burgu një të burgosur, madje të dënuar për dhunim? Për mediumet zvicerane, të cilat po merren me këtë temë pandërprerë, nuk ka dyshim: Angela është e dashura e Hasanit. Ajo të hënën po punonte në ndërrimin e natës bashkë me një koleg. Rregullat e punës në burg janë të tilla: njëri gardian punon, tjetri fle. Kur u zgjua në orën 05:00 kolegu i Angelas vërejti çfarë kishte ndodhur dhe alarmoi policinë.

Ndërkohë për mediumet e Zyrihut ka folur bashkëshorti i Angelas. Ai ka thënë se gruaja e tij kishte ndryshuar prej muajsh, ajo nuk banonte më në banesën e përbashkët, njëherë bashkëshortit i kishte rënë në sy një mesazh telefonik në gjuhën arabe që kishte marrë ajo, e cila po ashtu kishte filluar të lexojë Kuranin. Më tutje burri ka rrëfyer se e kishte dashur shumë Angelan, se do të dëshironte të kishte fëmijë me të.

Kjo dëshirë, me gjasë, nuk do t’i plotësohet atij. “Besoj se ata janë rrugës për në Siri”, tha ai për gazetën “20minuten”. Gazeta bulevardeske “Blick” i ka rënë në fije edhe një detaji që mund të rrotullojë botën: Angela Magdic`it i pëlqen të kalërojë. “Blick” e ka zbuluar edhe stallën ku është i vendosur kali i saj. Pronari i stallës i tha kësaj gazete çfarë thuhet në këso rastesh: “Kur e pashë, s’mund të besoja. Ka qenë njeri i hareshëm”. E kështu me radhë, banalitete të treguara përballë sanës në stallë. Edhe njëherë pyetja: si mund të bëjë vaki një arratisje e tillë? Drejtori i burgut thotë: “Një arratisje e tillë ndodh kur faktori njeri paraqet vështirësi”. Përgjigja e sinqertë do të ishte: diçka e tillë bën vaki kur një gardiane, si puna e Angelas, dashurohet!

Next Post

Vlorë, qeveria miraton rrugën që kalon në 76 fshatra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com