Sipas ish-gjeneralit të ushtrisë siriane përgjegjës për armët kimike, Zahir Sakit, regjimi i Asadit disponon 3 mijë tonë armë kimike.
E përditshmja turke “Yeni Şfak” në një lajm të saj citon gjeneralin Zahir Sakit, përgjegjës për armët kimike në ushtrinë siriane ndërmjet viteve 2008-2011, të ketë thënë se regjimi sirian ka vazhduar të prodhojë armë kimike.
Asadi blen nga 4 shtete lëndë të parë për të prodhuar armë kimike. Dy vendet kryesore nga e siguron Damasku këtë lëndë të parë janë Rusia me Iranin, ndërsa vendet e tjera janë Gjermania dhe Koreja e Veriut.
Kurse shumica e specialistëve në uzinat e prodhimit të armëve kimike dhe depot e këtij municioni në Siri janë rusë dhe iranianë, transmeton gazeta Zëri.