Shoqata siriane “Syrian American Medical Society”, ka lëshuar alarmin se në vend ka nisur përhapja e kolerës, kjo pas vdekjes së një fëmije pesëvjeçar në provincën e Aleppos. Mjeku Ahmad Tarakji tha për median Britanike se fëmija vdiq nga kolera dhe se sëmundja mund të përhapet në gjithë vendin në fomën e një epidemie. Në kushtet kur në Siri zhvillohet luftë, do të jetë shumë e vështirë që përhapja e sëmundjes të mund të menaxhohet, thekson mjeku.
“Një numër i madh i njerëzisht mund të jetë prekur. Zakonisht kolera prek refugjatët dhe një fakt tjetër që nuk ndihmon aspak është se në 80 përqind të rasteve kolera nuk shfaq asnjë simptomë”, tha Tarakji.
Në javët e fundit në Irak janë raportuar 1200 raste ndërsa në Siri 7 raste vetëm në një ditë.