• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

by E B
11/09/2026 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmet në përfaqësuesen e Kosovës. Amir Rrahmani ka njoftuar largimin nga Kombëtarja pas një dekade kontribut, shtatë prej të cilave si kapiten dhe lider i mbrojtjes së skuadrës dardane.

Vendimi i mbrojtësit nuk vjen në heshtje. Përkundrazi, Rrahmani ka zgjedhur të bëjë publike arsyet e largimit, duke adresuar akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Në reagimin e tij, kapiteni bën të qartë se nuk do ta veshë më fanellën e Kosovës për sa kohë institucioni drejtohet nga personat aktualë.

Rrahmani kritikon mënyrën se si është menaxhuar Federata dhe pretendon se problemet e vazhdueshme të përfaqësueses nuk janë zgjidhur për shkak të mungesës së kompetencës nga drejtuesit. Por akuza më e fortë lidhet me atë që mbrojtësi e konsideron si sulm të vazhdueshëm nga brenda institucionit.

“Çfarë mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin”, shkruan Rrahmani. Një deklaratë që tregon qartë përmasat e përplasjes mes kapitenit të Kosovës dhe drejtuesve të Federatës.

Rrahmani thekson se vendimi për t’u larguar nuk është marrë lehtë, por vjen si një mënyrë për të mbrojtur integritetin e tij si kapiten, si futbollist profesionist dhe, mbi të gjitha, si njeri. Pas dhjetë vitesh me fanellën dardane dhe shtatë vitesh me shiritin e kapitenit në krah, Amir Rrahmani i jep kështu fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij me Kosovën.

Një vendim që trondit përfaqësuesen dardane dhe hap një nga përplasjet më të forta publike mes një prej figurave kryesore të Kombëtares dhe drejtuesve të FFK-së. Dhe mesazhi i Rrahmanit është i qartë: nuk do të rikthehet në Kombëtare për sa kohë që drejtuesit aktualë të Federatës vazhdojnë të jenë në detyrë.

Next Post
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com