• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sipas disa sondazheve Trump lë prapa Hillary Clinton.. por pse po ndodh kjo?

by Java News
25/05/2016 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në këtë fushatë të gjatë elektorale në SHBA, republikani Donald Trump ka parakaluar në sondazhe demokraten Hillary Clinton. Sipas BBC, Trump ka parakaluar në sondazhin e RealClearPolitics.

Por çfarë ka ndodhur dhe si ka mundësi që është ngushtuar kaq shumë gara, kur para disa kohësh Clinton ishte përpara me një diferencë me dy shifra?

Sipas BBC, tashmë lëvizja kundër Trump brenda republikanëve është zhdukur. Sipas sondazheve të dy prej gazetave më të mëdha në SHBA, 85 përqind e republikanëve kanë në plan të votojnë për njeriun e tyre. Madje edhe senatori John McCain, që ishte në konflikt të hapur me Trump, ka thënë se do mbështesë të nominuarin e partisë. Ndërkohë Hillary Clinton ka një problem me mbështetësit e rivalit të saj demokrat, Bernie Sanders.

55 përqind e tyre thonë se do votojnë për Clinton, ndërsa 15 përqind thonë se do zgjedhin zotin Trump. Pjesa tjetër akoma nuk e dinë se për kë do votojnë. Përplasja mes Clinton dhe Sanders sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa zyrtarët demokratë nuk po ndërhyjnë për të vendosur paqen. Në fillim të kësaj jave, Clinton tha se nuk do marrë pjesë në një debat të demokratëve në Kaliforni, duke sjellë reagimin e ashpër të ekipit të Sanders, shkruan Dita.

Megjithatë BBC thekson se është akoma herët për të folur. Për momentin, sfida e madhe e Trump vazhdon të mbetet mbështetja e ulët mes minoriteteve dhe femrave. Ajo që dihet për momentin është se gara do jetë shumë e fortë dhe e ashpër. Fakt është se Trump i ka bërë analistët të mbesin me gisht në gojë. a.k

Next Post

Nafta / Tregtuesit: Rrisim çmimim nëse bursa qëndron kështu edhe për 10 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In