• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sinoptikani paralajmëron uljen e temperaturave: Dëbora zbret deri në zonat bregdetare

by Java News
20/01/2024 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I gjithë territori i vendit tonë që prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga moti i keq, ku veriu i vendit është përfshirë nga dëbora dhe pjesa qendrore dhe jugore nga reshjet e dendura të shiut.

Në një lidhje direkte për News24 meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë javës së ardhshme.

Meteorologu është shprehur se prej ditës së nesërme do të kemi përmirësim të motit por do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që reshje të lehta bore të kemi në zonat qendrore deri në ato bregdetare si në Vlorë e Sarandë.

“I gjithë territori është përfshirë nga reshjet e shiut ku momentalisht rrebeshet e shiut janë fokusuar në zonat qendrore, nga lumi Drin deri poshtë në Osum pritet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Reshjet do të vijojnë deri në mesditë dhe më pas pritet të zhvendosën në zonat lindore dhe juglindore ku pritet të ketë rrebeshe shiu dhe jo vetëm. Në orët e mesditës kemi dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që këto temperatura të krijojnë mundësi për reshje dëbore në të gjithë zonat veriore por edhe në zonat qendrore pritet të ketë reshje të pakta dëbore nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes. Ndërsa në zonat jugore do të vazhdojnë reshjet me intesitet mesatar edhe gjatë mbrëmjes dhe natën vonë pritet të konvertohen në reshje bore. Në të gjitha zonat jug lindore nga Librazhdi deri në Sarandë pritet të ketë reshje bore dhe në orët e para të ditës së diel reshjet e bores do t’i kemi edhe në 400-500 metra nga niveli i detit duke përfshirë Gjirokastrën dhe qarkun e Vlorës. Për fat të mirë dita e diel sjell përmirësim të kushteve të motit në zonat veriore dhe qendrore ku pritet që gjatë pasdites të kemi përmirësim dhe në zonat jugore por do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Ditën e diel në mëngjes pritet vlera -5 gradë celcius në qytet e banuara po ashtu edhe në Ultësirën Perëndimorë pritet të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave duke bërë që në 0 apo -1 gradë. Kjo rënie menjëhershme do të krijojë dhe ngrica ën akset rrugore jo vetëm në zonat malore por edhe në Ultësirën Perëndimore. Për sa i përket erës dita e sotme dhe të jetë problematike ku do të shkojë deri në 65 km/h duke bërë që të kemi një det të trazuar. Era e fortë bën që të temperaturat do të ndihen akoma më të ulëta.
Pra duke filluar nga dita e diel dhe deri të enjten pritet që i gjithë territori jonë të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, temperaturat e ulëta do të jenë prezente deri ditën e hënë dhe të martë, ku ditën e martë do të kemi rritje të lehtë të temperaturave deri me 2 gradë”-ka deklaruar sinoptikani për News24.

/f.s

Next Post
Dogjën automjetin me vlerë 150 mijë euro, policia arreston dy autorët

Dogjën automjetin me vlerë 150 mijë euro, policia arreston dy autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Franca dhe Britania në bisedime për t'i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve -

Franca dhe Britania në bisedime për ti dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve –

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com