• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sinjalistika / Nisin hetimet për dy tendera të dyshimtë 10 milionë dollarë

by A R
16/12/2015 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy tendera me vlerë 1.3 miliardë lekë, ose gati 10 milionë dollarë, për sinjalistikën e rrugëve kombëtare kanë krijuar dyshime për marrëveshje mes firmave pjesëmarrëse dhe për praktika të ndaluara tek Autoriteti i Konkurrencës.

Tenderat janë zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, në datat 7 dhe 9 shtator të këtij viti, me objekt “përmirësimin dhe rifreskimin e sinjalistikës në akset kombëtare”. Ato kanë pasur një fond limit përkatësisht prej 5 milionë dollarësh për lotin Vorë-Han i Hotit, dhe 8 milionë dollarë për atë Rrogozhinë-Kapshticë.

Por përse dyshon Autoriteti i Konkurrencës? Dyshimi kryesor lidhet me faktin se, ofertat fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit në të dy tenderat, respektivisht 96 për qind në tenderin e parë dhe 97 për qind në atë të dytin. Përveç kësaj, siç deklaron në njoftimin për hapjen e hetimit paraprak mbi këtë çështje, autoriteti vëren se dy kompanitë fituese nuk kanë konkurruar në të dy tenderat, dhe se mund të kenë përdorur skemën e rotacionit në oferta duke ndarë tregun.

Në faqen e vet zyrtare, Autoriteti i Konkurrencës ka publikuar zyrtarisht vendimin për hapjen e hetimit paraprak, që i përket datës 15 tetor. Por Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale se, edhe pse ende nuk e ka shpallur zyrtarisht, autoriteti ka vendosur të hapë hetime të thelluara për këtë çështje.

Dyshimet kryesore janë se, firmat mund ta kenë realizuar këtë skemë në bashkëpunim me institucioni kontraktues, pra Autoritetin Rrugor. Por deri tani këto mbeten thjesht dyshime dhe do të hetohen gjatë javëve në vijim.

Hetimet për këtë çështje janë hapur pas denoncimeve në media, ku është denoncuar oligopoli në këtë sektor, i dominuar nga 3 kompani: “R.S & M”, “Jubica” dhe “IDK Construction”, të cilat rezultojnë të kenë fituar pjesën dërrmuese të tenderave, që lidhen me sinjalistikën dhe sigurinë rrugore, edhe pse këto kanë qenë tendera ndërkombëtarë.

Qeveria shqiptare e ka shpallur si prioritet rritjen e sigurisë rrugore, duke rritur fondet për pajisjen e rrugëve me sinjalistikë, edhe pse praktikisht kjo e fundit vlerësohet në gjenjde shumë të rëndë, duke u bërë shkak për shumë aksidente rrugore. Autoriteti i Konkurrencës kërkon që t’i shkojë deri në fund hetimit të këtij tregu, në të cilin do të kanalizohen dhjetëra milionë euro parà publike, për të mos lejuar shpërdorimin apo vjedhjen e tyre.

/ Top Channel

Next Post

Kur Shyqi, xhelati i sistemit, zgjidhej deputet i PD në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com