• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sindroma e “qumështit me rubinet”: Vështrim 35 vjeçar me 35 fjali, i nxitur nga kujtimet për Nanon

by Eduard Zaloshnja
04/11/2025 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Ditët e fundit, pas vdekjes së Fatos Nanos, janë publikuar shumë shkrime retrospektive në kujtim të tij. Ato u bënë shkas që unë të kujtoj shumë zhvillime të tranzicionit tonë 35-vjeçar nga diktatura në demokraci…

Një ish-partizan me origjinë nga familje bejlerësh më ka treguar dikur një histori të tij personale, që e kujtoj sa herë kam dëgjuar premtime politikanësh shqiptarë në këto 35 vjetët e fundit.

Në dimrin e egër të vitit 1943, pasi i shpëtoi një operacioni të rreptë të forcave naziste, partizani i sipërpërmendur (ende adoleshent atëherë) shkoi në shtëpi i drobitur e i mbërdhihur. E ëma e pyeti se pse i ishte futur asaj rruge plot rreziqe e vujatje, ndërkohë që familja e tij i kishte të gjitha të mirat. Ai iu përgjigj: “Kur të fitojmë ne, do të jenë të gjithë më mirë – madje edhe qumështi do t’u vijë të gjithëve me rubinet në shtëpi”

Dy dekada më vonë, pasi ish-shokët e luftës e kishin degdisur ish-partizanin në Burgun e Burrelit dhe ai mezi ia dilte të ushqente familjen pas daljes nga burgu, e ëma i tha një ditë: “Jo vetëm që ai qumështi yt nuk na erdhi në shtëpi me rubinet, por duke pritur sot në rradhë për qumësht, një mistrec më grabiti edhe njëqind-lekëshin që po mbaja në dorë…”

Vetëm dy dekada e gjysmë pas atij episodi, në treg nuk kishte më as rubineta e as qumësht…

Episodi i mësipërm më është kujtuar në mars 1991, kur Gramoz Pashko nxori nga xhepi një copë letër në një meting në Berat, dhe tha se ajo copë letër ishte çeku i bardhë që ia kishte dhënë Amerika, për të sjellë mirëqenie pas ardhjes së PD-së në pushtet. Thjesht fjalët “qumësht me rubinet” u zëvendësuan me fjalët “çek i bardhë”…

Pas episodit të “çekut të bardhë”, pothuaj të gjitha ndërmarrjet industriale e bujqësore u mbylllën, kooperativat u shpërbënë, e për rrjedhojë, papunësia dhe emigracioni u rritën në mënyrë të tejskajshme. Ata që mbetën në Shqipëri mbijetuan falë ndihmave humanitare të operacionit italian “Pelikan” dhe falë valutës e pakove që filluan të dërgonin emigrantët e rinj.

Pasi Berisha mori frenat e pushtetit, “qumështi me rubinet” mori formën e “modelit tajvanez”, që sipas Berishës do të sillte prosperitet për të gjithë ata që do të merrnin inisiativën për të hapur biznese të vogla. Në praktikë, ky model përkthehej në zaptimin e çfardolloj trualli nga më të fortët, për ndërtimin pa leje të kioskave, kafeneve, restoranteve etj. etj. Simboli më domethënës i “modelit tajvanez” ishte në atë kohë grumbulli i rrëmujshëm i lokaleve pa leje përrreth atij që njihej gjerësisht si “Tajvani” (në Parkun Rinia të Tiranës).

Më tej, “qumështi me rubinet” mori formën e garancisë publike se firmat e fuqishme private të asaj kohe qarkullonin vetëm “para të pastra” (eventualisht, ato firma rezultuan thjesht skema piramidale). Teksa Berisha përbetohej publikisht për pastërtinë e parave të atyre firmave, shqiptarët e thjeshtë shisnin shtëpi e katandi për të investuar në to, ndërkohë që kafenetë e restorantet ishin të mbushura plot me njerëz që rronin e gëzonin me interesat e larta të firmave piramidale.

Dhe kur “qumështi” i firmave piramidale shteroi, shqiptarët e zhgënjyer iu turrën institucioneve shtetërore dhe depove ushtarake, duke shkaktuar një katrahurë me rreth 3 mijë viktima. Pas katrahurës, Berisha u detyrua ta dorzojë pushtetin, dhe në krye të tij erdhi Fatos Nano.

Ky i fundit pati një tjetër version të “qumështit me rubinet” – do t’u kthejmë shqiptarëve 100% të parave që investuan në firmat piramidale, premtoi Nano. Në fakt, me kalimin e viteve, edhe ato pak prona që iu konfiskuan firmave piramidale u shitën andej-këndej, ndërsa shqiptarët e thjeshtë morën pothuaj 0% të parave që investuan në firmat piramidale…

Kur Berisha u rikthye në pushtet, u tregua më i matur me premtimet e tij. Po sidoqoftë, nja dy “qumështa me rubinet” i premtoi – autostradën moderne Durrës-Morinë dhe portin gjigand të Vlorës, që sipas tij, do të ishte më i madhi në Ballkan dhe në gjithë Europën Lindore…

Nga autostrada moderne e premtuar atëherë, edhe sot pas 18 vjetësh, vetëm dy segmente mund të quhen segmente moderne: Kashar-Thumanë dhe Rrëshen-Kalimash. Nga Miloti në Rrëshen kemi edhe sot vetëm një superstradë (pra, jo autostradë). Nga Kalimashi në Morinë kemi një autostradë, ku edhe sot punohet vende-vende.

Ndërsa premtimi i Berishës për portin gjigand të Vlorës thjesht u harrua. (Sa për moton e tij të qeverisjes me duar të pastra, krismën ia kemi dëgjuar dikur në Gërdec dhe tymin po ia shohim tani nëpër letrat e privatizimit të Klubit Partizani.)

Ndryshe nga paraardhësit, Edi Rama nuk ka përdorur versionin e rubinetit në premtimet e tij – ai përdor musllukun digjital. Nga ky muslluk lëshon çdo ditë pika “qumështi”, që marrin formën e videove 3D – për rrugë që po ndërtohen, por që mezi po mbarohen; për aeroporte që ndërtohen, por që nuk frekuentohen (Kukësi); për aeroporte që po ndërtohen, por që nuk po mbarohen (Vlora); për inceneratorë që ndërtohen, por që me to vartësit korruptohen; etj., etj…

Pas 35 vjetësh premtimesh të politikanëve tanë, rezultatet janë këto:

  • 2 milionë shtetas shqiptarë janë sot në emigracion (1.5 milionë ishin në emigracion qysh më 2011).
  • 60% e familjeve në Shqipëri nuk kanë mundësi financiare që të shkojnë me pushime të paktën 1 javë në vit.
  • 40% e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 5 dollarë të ardhura për frymë në ditë.
  • 23% e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 2 dollarë të ardhura për frymë në ditë.
  • 70% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë.
  • Lideri i partisë më të madhe opozitare (prejt të cilës gjoja pritet ndryshim) është një plak 81-vjeçar, i cili i ka zhgënjyer shqiptarët disa herë në këto 35 vjet…

Next Post
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Zbulohet raporti: Shqipëria në rrugën e duhur për të përfunduar negociatat në 2027

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In