• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Simbolika e pathënë e kongresit të Edi Ramës!

by Dritan Hila
13/06/2021 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Me një skenografi hollivudiane, Edi Rama mbajti kongresin e fitores së socialistëve, ku më shumë sesa fjalimi i tij që nuk pati nënvizime, treguan simbolikat që ky kongres dha.

Simbolika e parë ishte rreshtimi, ku rishtas kujdeset që të tregojë se ende nuk ka menduar për një pasardhës të tij. Ata që aludon media, si gjithmonë ulen e ngrihen në bursën e Ramës, pa marrë asnjëherë paketën kontrolluese.

Simbolika e dytë ishte largimi i Gramoz Ruçit. Ashtu si shumë të tjerë që ishin vendosur në listat zgjedhore në zonën e rrezikut, edhe vendosja e Ruçit tregonte se nuk ishte më i preferuari i Ramës dhe se karrierës së tij po i vinte fundi. Nuk mund të thuhet se në rastin Ruçi, Rama u tregua mosmirënjohës. Ministrit të fundit të komunistëve ai i dha deri postin e shtetit nr 2. Kuptohet që edhe Ruçi në të shkuarën e kishte mbështetur. Njeriu që mbajti për 25 vite kohezionin dhe unitetin e të majtëve tashmë largohet. Rama e kontrollon me dorë të hekurt të majtën.

Këtë e dëshmuam edhe fjalimet e Fatos Nanos dhe Arta Dades. Dikur mospajtues me rolin dhe pozicionin e Ramës, ata pranuan atë rol që u ka caktuar: Mund të kërkojnë çfarë të duan, vetëm pushtet jo sepse është i tiji.

Nuk u mor as me kundërshtarët e tij. Ilir Meta dhe LSI janë vetëm çështje kohe që të shpërbëhet tërësisht. Vetë Meta tregoi se dukej më interesant kur nuk hapte gojën. Njerëzit mendonin se ndoshta nuk ishte orator, por të paktën i fortë. Këtë herë u qesharakëzua tërësisht dhe LSI u shfaq si një formacion familjar.

Sa i takon PD-së, Rama tashmë po luan me të si macja me miun. Të shpartalluar dhe shpresëhumbur në gjetjen e një lideri që do t’i çojë drejt fitores, pritshmëritë e tyre janë në indulgjencën e Ramës nëse do ju falë ndopak pushtet. Në fakt e vetmja dëshirë e Ramës është t’i shkërmoqë dhe nuk është se ndodhet larg objektivit.

Kurse socialistët janë vënë në rresht nën urdhrat e tij. Ai është njeriu që i çoi në mandatin e tretë dhe tashmë ndjehen më të fortë se kurrë dhe nuk kanë tabu të kërkojnë mandate më shumë sesa rregullat e pashkruara. Të vetmes gjë që duhet t’i tremben është humori i Ramës.

Sa i takon shqiptarëve, minimalisht edhe katër vite të tjera do të qeverisen sipas zgjedhjeve të njeriut që dikur ishte një kryetar bashkie atipik ndërsa sot një kryeministër që vetëm tabu nuk ka. E ka treguar kur ka marrë skemat ekonomike të kundërshtarëve, individët e spikatur të tyre, sikurse në PS është ai që djeg apo ndez karriera. Tashmë duhet të mësohen që për katër vitet që vijnë do të drejtohen prej tij dhe përtypin idenë se në ambicie është i shfrenuar, po aq sa i duruar në arritjen e objektivave të tij ku ndoshta një mandat i katërt, të paktën në mendjen e Ramës, nuk duhet shikuar si një fantazi./dritare.net

Next Post
FOTO / Demokratët e kanë ‘ves’, Pollo fotografon votën në zgjedhjet për kreun e PD

FOTO / Demokratët e kanë 'ves', Pollo fotografon votën në zgjedhjet për kreun e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In