• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Simbol i unitetit të kombit/ Begaj: Do punoj fort për të ndërtuar dialogun politik, por nuk do qëndroj neutral ndaj atyre…!

by Java News
24/07/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj ka deklaruar gjatë ceremonisë në Parlament se ai nuk do qëndrojë neutral ndaj konflikteve politike apo ndaj atyre që sipas tij vendos interesin personal mbi atë kombëtar.

Para deputetëve, Begaj theksoi se do punojë që sipas është ndërtuar harmonia fetare në vend, të punojnë për të ndërtuar harmoninë politike.

“U betova sot se do i shërbej kushtetutës dhe përparimit të popullit shqiptar, do përmbush detyrën sipas parimeve. Unë do i përmbush detyrimet mbi palët , por nuk do qëndroj neutral ndaj çdo kujt që vendos interesin personal mbi atë.

Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimeve të të shkuarës dhe të tashmes, të largohemi nga politika e konfrontimit dhe të ndërtojmë dialogun dhe bashkëjetesën.

Të garantojmë shtetin e së drejtës, për një të ardhme sic e meritojnë qytetarët.

Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura, sicc kemi konsoliduar harmoninë fetarë, të punojmë për harmoni politike.

Duhet unanimitet për të siguruar vitalitetin e Shqipërisë, ta bëjmë Shqipërinë më të bukur.

Kriza e tranzicionit të stërgjatur dhe të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësia për të gjetur një gjuhë dhe një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni, të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim.

U betova sot se do ti shërbej Kushtetutës dhe interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të kushtetutës. Këtë mision do ta kryej mbi palët. Nuk do qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat personale para interesave të kombit tonë.

Ne kemi nevojë të ridimensionojmë besimin publik i cili përbën shtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e të shkuarës dhe të tashmes. Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë me politikën e dialogut dhe bashkëjetesës. Të ndërojmë bashkërisht urdha lidhëse mes klasës politike, shtetasve dhe shtetit.

Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik dhe social për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët. Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që me shumë mund i kemi ndërtuar. Le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore njëkohësisht. Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet më shumë se çdo herë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur për të qenë në vendin që i takon.”, tha Begaj./m.j

Next Post
“Thyejnë” bojkotin/ Bujar Leskaj e Ina Zhupa ‘tradhtojnë’ Berishën, marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Begajt

"Thyejnë" bojkotin/ Bujar Leskaj e Ina Zhupa 'tradhtojnë' Berishën, marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Begajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In