Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha në një lidhje për “News24” se koronavirusi nuk e ka ndryshuar virulencën dhe vijon të jetë po aq i rrezikshëm si në fillim.
Specialistja e ISHP theksoi se vazhdon të ketë një qarkullim të dendur të virusit, kryesisht në qytetet e mëdha si Tiranë, Durrësi, etj, duke shtuar se tashmë po rrezikohen edhe moshat e reja 25-40 vjeç, ku preken më shumë gratë.
Bino tha se po bëhet plani për sigurimin e 400 mijë vaksinave të gripit, që do iu bëhen grupeve të riskut, duke filluar nga muaji shtator.
Po vijnë muajt e vjeshtës, ku mbërrin gripi stinor … a do të vaksinohet populla me vaksinën anti-grip?
Ka plane dhe janë siguruar gati 400 mijë doza vaksine, të cilat do të vijnë nga shtatori deri në fund të tetorit e fillimin e nëntorit. Ky është një 4-fishim i dozave të vaksinës, që mbulon grupet e riskut, si dhe fëmijët, gratë shtatzëna, mësuesit, që do të shërbejnë në shkollat fillore e 9-vjecare, edukatorët, si dhe personeli mjekësor. Popullata do fillojë të vaksinohet që nga shtatori e muajt në vijim.Do jetë vaksinim falas i popullatës?Ky është një vaksinim falas, por natyrisht do të ofrohet edhe vaksinim në shërbimin privat.
Po preken me koronavirus edhe moshat e reja…?
Moshat më të prekura janë ato mbi 25 vjec deri në 40 vjec dhe pastaj kemi moshën mbi 50 vjec. Përqindja më e madhe te moshat e reja janë femra, ndërsa në moshën mbi 60 vjec janë meshkuj. Kjo për faktin se ne kemi pasur shumë shpërthime në fabrika e fasoneri, ku punojnë më shumë gratë, ndaj dhe ato mbajnë ‘barrën’ e virusit. Si shpjegohet që në një organizëm virusi është shumë agresiv dhe në një tjetër vepron më lehtë?Për këtë virus dihet shumë pak. Ka shumë arsye për këtë. Te disa organizma kemi dëmtim të madh të mushkërisë. Kjo do të sqarohet me kalimin e kohës. Por dihet që kjo lidhet me strukturën imunitare të personave të caktuar. Struktura e virusit është e tillë që nuk lejon të pësohen mutacione, sit e gripi. Kur ndodhin mutacione, virusi zbutet.
/e.rr