• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës

by Ardit Rada
22/08/2020 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e siguruara nga Gazeta “Shqip” si dhe një seri deklaratash të eksponentëve socialistë, kane zbuluar kompani farmaceutike të lidhura me ish Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili. Ky i fundit vazhdimisht poston statuse në rrjetet sociale, kundër korrupsionit qeveritar dhe mënyrën sesi tenderohen fondet publike.Por ndërkohë vetë Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tendera kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi. Partia Socialiste kur ishte në opozitë deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së Ministrit.

Sipas thesarit të shtetit, vetëm gjatë vitit 2010 kompania “Megapharma Shpk” pati përfituar 9 milionë euro në tenderë publikë në fushën e shëndetësisë, ku Ministër ishte kushëriri i tij, Petrit Vasili. Ky ishte një konflikt i hapur interesi, pasi nëpërmjet lidhjeve nepotike, dyshohej se po eleminoheshin dhjetra kompani që garonin në tendera. Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2012, ku vijonte si Ministër Vasili, kushëriri i tij Luçi (Rasim Hamzaraj) përthithi edhe 4 milionë euro nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i

Tenderat e fituara nga “Megapharma SHPK”, në vitin 2012

Këtë lidhje nepotike korruptive, e denoncoi disa herë deputeti Eduard Shalsi.

“Në vitin 2009 kompania Megapharm, e cila për hir të së vërtetës operon prej vitesh në tregun e ilaçeve, ka fituar një numër tenderësh, shuma e të cilave arrin në shifrën prej 1 000 000 euro,” ka deklaruar Shalsi në 15 nëntor 2010.
“Ajo që e komplikon pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë është se po kjo kompani përgjatë vitit 2010 dhe vetëm deri në korrik, ka fituar tenderë jo me në shifra të ngjashme por e dini sa?  9 000 000 euro. Po po plot 9 000 000 euro“ shtoi ai.

Edhe ish deputeti socialist Eltar Deda, gjatë një interpelance në parlament në Korrik 2010, përmendi lidhjen Vasili-Hamzaraj. “Unë mund t’ju them se “Megapharm” është një kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, i cili është vetë i familjes suaj dhe drejt kësaj kompanie dhe drejt këtij distributori janë adresuar të gjitha tenderët dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive,” kas deklaruar Deda, sipas faqes zyrtare te Partisë Socialiste.I njëjti trend përfitimesh të fondeve publike, vijoi edhe gjatë bashkëqeverisës PS-LSI, ku Petrit Vasili mbante postin e anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar gjate vitit 2016, nje auditim përformance mbi prokurimet publike te kryera gjate vititeve 2014-2015 në ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e saj te varësisë.

Sipas raportit mbi kontrollin e KLSH, kompania “Megapharma Shpk”  rezulton të ketë marrë mbi 60% të kontratave prej këtyre prokurimeve.Duke verifikuar kohën e kryerjes së këtyre prokurimeve rezulton se ajo përputhet, madje paraprihet gjithnjë me qendrime të ashpra e deri bllokuese të Petrit Vasilit si kryetar i grupit  parlamentar i LSI por në rolin e anëtarit te komisionit te Shëndetësise në Kuvend.Kur i rikthehesh zhvillimeve të fundit, pyetja që ngrihet është nëse qytetarët duhet të vijojnë e t’i besojnë politikanëve si Petrit Vasili, i cili interesin vetjak dhe familjar e ka vënë përpara atij publik?! Gazeta Shqip

Next Post
Zërat për dorëheqjen e Ali Ahmetit, Artan Grubi: Asgjë e vërtetë, është i pazëvendësueshëm

Zërat për dorëheqjen e Ali Ahmetit, Artan Grubi: Asgjë e vërtetë, është i pazëvendësueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte pranë shtëpisë Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se tentoi ta kontaktonte disa herë!

Përndiqte pranë shtëpisë Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se tentoi ta kontaktonte disa herë!

September 10, 2026
Pochettino shpërthen ndaj Premier League: Chelsea theu rregullat në 2017-ën, titulli t’i jepet Tottenhamit!

Pochettino shpërthen ndaj Premier League: Chelsea theu rregullat në 2017-ën, titulli t’i jepet Tottenhamit!

September 10, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

BE vendos rregulla të reja për qiratë ditore: Qytetet mund t’i kufizojnë kur ‘Airbnb’ rëndon krizën e strehimit !

September 10, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Paraja e pistë po helmon ekonominë”- Tabaku me World Economic Forum: Shqipëria ka potencial, por kapitalet e dyshimta deformojnë tregun

September 10, 2026
Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh

Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh

September 10, 2026
“E rrezikshme dhe antikombëtare”- Avokati: Padia e magjistratëve në SPAK krijon destabilitet! Gjyqësori po bëhet palë me opozitën, plane për…

“E rrezikshme dhe antikombëtare”- Avokati: Padia e magjistratëve në SPAK krijon destabilitet! Gjyqësori po bëhet palë me opozitën, plane për…

September 10, 2026
Parashikimi dramatik për Arktikun

“Luftë” në Polin e Veriut, NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

September 10, 2026
Plas në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Ky idioti po mbron Ramën!

Plas në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Ky idioti po mbron Ramën!

September 10, 2026
Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve në “Perëndimin e egër”!

Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve në “Perëndimin e egër”!

September 10, 2026
Oligarku ukrainas zotohet të rindërtojë Mariupolin: Qyteti është një tragjedi globale dhe një shembull i heroizmit

Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com