• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sikur ta kishte vrarë bodigardi i Taulantit…

by Skënder Minxhozi
21/04/2021 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Fare shkurt dhe qartë: do ishte bërë nami! Një nga ato name të zeza që di të kurdisë vetëm Doktori i Madh, siç e quan Sali Berishën Presidenti aktual i Shqipërisë. Një nga ato name që di të qajë e të këndojë me vaje vetëm Partia Demokratike. Një forcë politike, ku vdekja ka qenë dhe mbetet një forcë shtytëse madhore, një ritual i shenjtë dhe një totem i paprekshëm. E dimë se çfarë dramash kombëtare ka kurdisur rreth vdekjes dhe me vdekjen kjo parti, edhe në ato raste kur rrethanat i kishte kundër e vrasësit ishin të sajët.

Diçka e ngjashme po ndodh edhe sot, kur një anëtar i stafit shoqërues të Gazment Bardhit dyshohet si autori i një ekzekutimi në mes të qytetit të një aktivisti të maxhorancës. Është një nga ato vrasje ku pala e akuzuar e ka të vështirë ta faturojë krismën dhe plumbin në kampin tjetër, e ku për pasojë po përpunohet opinioni publik me rrethanat praprake të ngjarjes. Zarfa me lekë për blerje votash, provokime nga njerëzit e Taulant Ballës, reagim për vetëmbrojtje etjetj.

Kjo është avokatia e vetme e mundshme e atij që ka marrë jetë njerëzish. Është strategjia e tymueseve të atyre që e dinë se të marrësh jetë është faji suprem, përgjegjësia e paapelueshme dhe njolla e pashlyeshme. Cilado që të ketë qenë skena e krimit dhe rrethanat e tij.

Dhe meqë vrasësi nuk ka qenë bodigardi i Taulant Ballës, e as shefi i tij i fushatës, sot Elbasani, Tirana dhe Vlora kanë qetësi. Presidenti hesht “në pritje të informacioneve”, pasi vrapoi nga iftari tre netë më parë drejt Kavajës, ku akuzoi brenda orës Ramën dhe gjithë socialistët për plagosjen brenda degës së PD. Jo vetëm kaq. Ilir Meta me gjuhën e tij zjarrvënëse, mund të këqyrë sot sesi pas deklaratave të tij me kosa e cfurqe, nëpër qytete po kërcet pushka vetëm pak orë para zgjedhjeve. Ndërkohë që ai vetë, edhe pse e ka pasur mik e bashkëpunëtor Pjerin Xhuvanin, nuk është në gjendje as të ngushëllojë familjen e të ndjerit!

Po ta kishte vrarë bodigardi i Taulantit Pjerinin e ndjerë, sot do kishim grumbullime para PD në Tiranë dhe në Elbasan, Lulzim Basha do anullonte turin elektoral e do dilte me tre oktavë ngritje zëri në të gjitha mediat televizive. Nëse do ishte bodigardi i Taulantit vrasësi, edhe kryetarët e partive aleate do i hiqnin pluhurin selive, për të bërë konferenca shtypi urgjente, edhe deputetët opozitarë të Elbasanit do bënin roje të koka e të plagosurve në spitalin e qytetit, edhe shoqëria civile me nuanca blu do brengosej para kamerave, ndërkohë që gjithologët e mediave opozitare do pikonin trishtueshëm nëpër studio, në kujtim të “Pjerinit të shkretë” që e vrau dora e zezë e shtetit.

Nëse vrasësi do të ishte bodigardi i Taulantit sot Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta shpallnin ditë zije në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kurse Presidenca do hapte dhomën funebër e librin e mesazheve për këtë dëshmor të 25 prillit.

Fatmirësisht qeveria nuk vrau sot një njeri. Dhe kur shteti nuk vret, gjithmonë ka vend për të marrë frymë pak më lirisht.

Fatkeqësisht sot u vra një njeri, të cilin pala e dyshuar si ekzekutore, po e akuzon si trafikant votash. Këtu mbaron e gjithë fabula. Ose më saktë farsa.

Next Post
Vrasja në Elbasan, dy nga të plagosurit transferohen në Spitalin e Traumës

Vrasja në Elbasan, dy nga të plagosurit transferohen në Spitalin e Traumës

Comments 6

  1. andi says:
    5 years ago

    Kur pështyn lart, dhe kjo pështymë të bie në surrat…
    Në surratin e PD dhe LSI.

    Reply
  2. andi shkullaku says:
    5 years ago

    Kur pështyn lart, dhe kjo pështymë të bie në surrat…
    Në surratin e PD dhe LSI.

    Reply
  3. Lili says:
    5 years ago

    Cfare prete nga nje presidente gangster

    Reply
  4. Baca says:
    5 years ago

    Eh mor Skender, jane pak si ti!

    Reply
  5. Anonymous says:
    5 years ago

    Autogoli i Saliut dhe Ilirit në portën e Lulit e Monës,kjo ishte.

    Reply
  6. Zhaku says:
    5 years ago

    Autogoli i Saliut dhe Ilirit në portën e Lulit e Monës,kjo ishte.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com