• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Saliu të ishte pak si Trump

by Artur Ajazi
23/05/2025 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjithmonë e kam menduar muajt e fundit faktin, dhe mendoja “sikur Sali Berisha të ishte të pak si Donald Trump”. Besoj fort se Shqipëria do të ishte më e mire, besoj se politika e atij krahu do të ishte më konstruktive, më bashkëpunuese, më demokratike, më e besueshme, dhe më produktive. Por Sali Berisha nisi ti ngjasë Turmp-it, pasi ai fitoi zgjedhjet, pasi ai bëri një fushatë aq demokratike, aq progresiste, dhe aq ngjitëse tek elektorati i tij amerikan. Saliu nisi ti ngjasë Trump-it, vetëm kur ai nisi ngjtjen drejt fitores, dhe tha “unë jam fiks si ai, ne ngjasojmë pasi kemi fate të njëllojta politike”. Dhe për një moment, dikush e besoi. E besoi se “edhe Saliu ynë, e kishte fatin si Donald Trump, vuajti sa ai, hoqi peripeci sa ai, dhe ja doli të vinte sërish në postin e presidentit të SHBA, me vota dhe jo llafe kuturru”.

Po ta dëgjoja Saliun ato ditë Nentori 2024, do ta besoje se “ai e njihte prej 30 vitesh Donald Trump, dhe ishin miq të ngushtë ideali bashkë”. Madje dikush besoi se “Trump do ta mbështeste Berishën gjatë fushatë, dhe ai do të vinte në pushtet duke rrëzuar Edi Ramën”. Të gjitha këto, ishin e rezultuan llafe katundi. Asgjë nuk ndodhi. Asgjë nuk ngjau, pas mbështetja trumpiste, as fushata trumpiste, dhe as “magjia Civita” që Berisha të rikthehej në pushtet pas 12 vitesh në opozitë.

PD dhe Berisha, do të rrinë edhe 4 vite të tjera apo dhe më shumë ndoshta në opozitë. Edhe këto 4 vite, ata do ta shtyjnë me “protesta, mallkime dhe akuza ndaj PS dhe Edi Ramës, edhe 4 vite ata do ta shtyjnë me skenare dhe të tjera gjëra aspak produktive për atë krah të politikës, duke thelluar kënetën e tyre 35 vjeçare. Por mendo pak, sikur Saliu të ishte “pak si Trump”, çfarë do të kishim ?

Natyrisht do të kishim tjetër tabllo dhe prezantim të tij si politikan, si burrë shteti, si njeri i lirë që demokracinë, e ka jo si fasadë, por si busull drejtimi në misionin e tij. Natyrisht do të kishim një tjetër Sali, që nuk sfidon organet e drejtësisë, duke i ofenduar ditë e natë, por duke ju përgjigjur drejt dhe me korrektësi thirrjeve të prokurorisë dhe gjykatave. Por ja që Saliu nuk u bë, dhe nuk do të bëhet kurrë Trump. Kjo për faktin sepse Berisha ynë, kopjon gjithmonë gjënë e gabuar.

Ai gjithmonë shkon drejt fatalitetit politik, kur i preken interesat. Dhe mirë e bën. Ndoshta kjo mënyrë reagimi dhe drejtimi, e ka mbajtur kaq gjatë në politikë, por dhe në krye të PD-së. Tani ka ardhur momenti, kur ai nuk pyet fare për fatin e asaj partie, (të militantëve jo dhe jo) pasi më shumë rëndësi ka sot, mosprekja e interesave të tij, dhe sigurimi i paprekshmërisë të familjarëve të tij, nga ndëshkimi ligjor.

Next Post
Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Kjo sikur e sikur……..…or ti mik, është sikur, e sikur….hallua të kishte koqe, to të thërritejë xhaxhá.
    Kështu edhe Saliu, do të rrojë sa ta ketë të shkrojtur nga perëndia, deri dekikën që ti vijë xhebrail Emini e ta marrë për ta çuar në xhehnem (ferr).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In