• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Lulzim Basha ta kishte ende në dorë prokurorinë?

by Mero Baze
25/10/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike e paska të vështirë të bëjë politikë pa pasur nën kontroll Prokurorinë. Në çdo skemë politike të saj gjatë muajve të fundit, problemi që i krijohet PD-së, është se Lulzim Basha tenton të sillet si prokuror i Përgjithshëm, duke hartuar lista politike arrestimesh.

Në fillim të këtij viti ai bëri publike hetimet e veta në Vlorë për rastin “Babale”, bëri dhe listën e ndëshkimeve, futi dhe Taulant Ballën si zakonisht, por pas disa muajsh rezultoi që prokurori i arrestoi personazhet.

Më pas në rastin e “Toyota Yaris”, po ashtu Basha, përveç dekonspirimit të aksionit të policisë, futi dhe Taulant Ballën dhe në fund kur u hetua, doli që i zoti Toyotës kishte bërë foto me të në zyrën e PD.

Historia vazhdoi me rastin e Fushë Krujës, ku Lulzim Basha pasi caktoi që Taulant Balla kishte shkuar në Komisariat dhe bashkë kishin kërcënuar policin, shpalli listën që duhet të arrestohej. Pas hetimeve rezultoi gjithçka gënjeshtër dhe u Basha u muar i pandehur.

Tani në aksionin më të madh kundër grupeve kriminale të policisë shqiptare, ku lista e të arrestuarve ka shkuar 30 vetë, dhe thuajse të gjithë njerëz të afërt me pushtetin e PS, Lulzim Basha ka hall se nuk po i del lista e tij në këto arrestime. Ai vazhdon të kërkojë Taulant Ballën, Vangjush Dakon, etj.

Edhe pse daljet e Bashës janë banale dhe të mërzitshme në këtë pikë, ajo që duket e frikshme në këtë histori është pyetja: Po sikur Basha ta kishte vërtet Prokurorinë nën kontroll, siç e ka pasur me Lallën?

Kjo do të ishte një histori e re marrëzie e Shqipërisë, pasi në vend të krimit dhe mafias, Prokuroria do kthehej në zyrë shtypi të PD, dhe më e keqja, skenarët e tipit “Babale” do ktheheshin në telenovela të vërteta për shoqërinë.

Ne sot do të kishim një masakër politike mbi shoqërinë, duke përdorur instrumentat e hetimit shtetëror, dhe do të noterizonim çdo film të prodhuar në SHQUP, në zyrat e kunatit të Lulit.

Nga ana tjetër, kjo sjellje e Bashës tregon shumë për faktin, që ky njeri vrau katër vetë në bulevard si ministër i Brendshëm dhe nuk u thirr kurrë nga Prokuroria, kurse tani bën lista të arrestuarish që duhet t’ia zbatojë Prokuroria.

Është kjo arsyeja që vajzat e tij rriten si vajza miliarderi, kurse vajzat e Aleks Nikës, vrarë prej tij, rriten pa baba dhe pa e ditur, pse një prokuror nuk hetoi kurrë krimin ndaj babait të tyre.

Tani në një moment, kur duket se Prokurorinë nuk e ka më ushtare, bën lista dhe ulëret përse nuk zbatohen dëshirat e tij!

Nuk e ka aq shumë me kundërshtarët, por si test që Prokuroria t’i bindet dhe këtij. Se vetëm kështu mund të jetë i qetë që nuk e ngacmojnë, për çfarë ka bërë. Pasi ky është mësuar ta ketë Prokurorinë si badigardin e tij, ose me gishta mangët, ose me tru mangut.

Next Post
Dhuna ndaj grave/Durrësi, qyteti më i dhunshëm, por jo Dibra dhe Kukësi

Dhunoi gruan, policia vë në pranga dibranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In