• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur kjo verë, të mos mbaronte kurrë për PD

by Artur Ajazi
02/07/2021 13:31
Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga.	/r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partinë Demokratike e presin “punëra të mëdha” pas 31 Gushtit. Ajo do të nisë pas javës së parë të Shtatorit, rrugëtimin e gjatë si opozitë në mandatin e tretë të saj. Dhe sikur të mos mjaftonin kusuret e fushatës, listave, hatërmbetjeve, incidenteve, humbjes, grupimit kundër dalë nga gjiri i partisë, kryetarit të saj i duhet të përballojë edhe një sfidë tjetër. Largimin me “stil” të Sali Berishës.

Dhe më e mira, do të ishte në rast se ai, largohet vetë, pa bujë dhe zhurmë. Por kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë. Mandati i deputetit, mbetet e vetmja mburojë e ish-kryetarit të asaj partie dhe ish-kryeministrit të vendit. Mandatin e deputetit, askush nuk mendon se Sali Berisha do ta dorëzonte vetë, për të mos rrezikuar partinë e tij.

“Pas meje le të bëhet qameti”.  Ndoshta kjo shprehje do ti shkonte situatës dhe pozicionit ku ndodhet aktualisht ish-kryeministi vendit. Për këto dhe shumë halle dhe probleme të tjera, Lulzim Basha duhet të mendohet mirë, sepse nuk është aspak e lehtë që pas ardhjes së zotit Reeker, të biesh në “gjumë” dhe ti thuash vehtes “ja hodha edhe kësaj here”.

Sikur kjo verë të mos mbaronte kurrë për Lulin dhe Partinë Demokratike, ndoshta do të ishte një shans i artë. Por ja që pas 68 ditësh, mandatfituarit e Lulit do të ulen në vendet e tyre në Parlamentin e ri dhe do të nisin “betejën” si opozitarë. Edhe ata ashtu si kryetari Basha, e kanë mbi shpinë problemin  dhe fatin e Doktorit. Nga zgjedhja e tij, varet afrimi me amerikanët, ose largimi i  pakthyeshëm prej tyre.

E ndërsa mandatfituesit e rinj të Lulit, merren  në këto ditë të nxehta vere me “aleancën për teatrin”, apo me emërimet e ndonjë zv/ministri të ri nga Edi Rama, duket se “patatja e nxehtë” e Doktorit, akoma nuk i ka djegur duart atyre.  A thua ta detyrojnë Sali Berishën të dorëzojë mandatin e deputetit, a thua do ta mbështetin Lulzim Bashën në ndonjë propozim të paramenduar për ti thënë “JO” pranisë së tij në grupimin e ri parlamentar të PD ?

Të gjitha këto, dhe shumë të tjera  natyrisht janë pyetje që po presin përgjigje të sinqertë nga kryetari  i PD. As vajtja në Hollandë, apo në bregdet, nuk do ta qetësonte Lulzimin nga ky ankth, nga ky mision që duket i pamundur për një kryetar partie si ai.

Ndoshta ashtu siç thuhet  lart e poshtë se “ai ka kopsitur letrat për Doktorin”, do të duhet të shohim se si do ta përballojë edhe betejën e fundit me “babain politik”, për të shpëtuar në fund të fundit, emrin dhe karierën e tij.

Next Post
VIDEO/ “Si je mo Albin?”, Rama dhe Kurti në një tavolinë: Ja urdhëro të gjithë të duan!

VIDEO/ “Si je mo Albin?", Rama dhe Kurti në një tavolinë: Ja urdhëro të gjithë të duan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In