• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sikur gjysma e energjisë së Demarkacionit të shkonte për varfërinë!

by Ben Andoni
17/03/2018 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kuptimin e vërtetë për ndarjen e kufirit, përcaktimin e kuotave kufitare, shelfit detar, publiku shqiptar dhe kosovar i ka marrë vetëm katër vitet e fundit. Më parë, megjithëse shteti shqiptar ishte nën regjimin e Enver Hoxhës jo vetëm nuk dihej asgjë për këtë problem, por nuk kishte shqiptar, qoftë edhe ata që ishin kundra regjimit komunist të besonin se Shqipëria do lëshonte prej kufijve të vet.

Kosova ka pasur një fat tragjik. Ka jetuar nën monarkinë sllave, pushtetin e bashkësisë sllave, pak nën Shqipërinë, sërish nën Federatë dhe kurdo kufijtë i kanë vendosur të tjerët. Në ditët tona, kryetari i komunës së Pejës jep versionin e tij për kufirin me Malin e Zi, kryeministrat kosovarë të tre viteve të fundit përshfaqin versionet e tyre, specialistët ashtu, kurse hartat me të cilat është përfaqësuar Kosova një realitet tjetër. Për logjikën dhe shkencën nuk ka vend. Ramush Haradinaj desh e rrahu publikisht kryetarin e vjetër të Komisionit, paçka se kufiri i sotëm mund të jetë sërish ai.

Shqipëria ka probleme me ekipin negociator, i cili po ndan kufijtë me Greqinë dhe ato që nuk janë thënë për procesin në përgjithësi. Presidenti Ilir Meta është mbajtur krejt jashtë dhe duket se materialet e dorëzuara kurrë s’kanë qenë të duhurat në aspektin profesional dhe protokollar. Në këto kushte, ai ka refuzuar  me të drejtë, por ka shtuar edhe arsyen e tij për të vendosur tagrin e një institucioni që nuk e ka respektuar askush, shtuar edhe atë vetë kur ka pasur pozicion tjetër.

Kosova ka një logjikë me hartat që u njohën pas Luftës së Kosovës, por ja që zyrtarët tashmë tregojnë logjikë tjetër. Me pak fjalë: Të gjithë kundër të gjithëve. Anipse, lufta e kësaj jave në Kosovë do jetë për vetëm një votë, që të arrihet në 80 votat e domosdoshme.

Ka të ngjarë që Demarkacioni të shkojë atje ku ishte, ashtu si ndarja e kufirit shqiptar me Greqinë të mos ndryshojë shumë. Në të dyja rastet politikanët, përveç zhurmës bajate për të tërhequr vëmëndjen, përveç akteve të përfitimit (nuk i përmendim dot beneficet e tjera sepse pastaj kalojmë në konspiracion) kanë vonuar pa fund në procese, për të cilat është detyrë e profesionistëve, që sikur t’ia kushtonin varfërisë atëherë të dy vendet tona do të kishin pak më pak fatkeqë që presin të ndryshojë diçka dhe të ankohen çdo mëngjez në TV. Por ja që hap e mbyll lajmet, fokusi mbet vetëm demarkacion dhe ndarje kufiri me Greqinë, por asesi ide për të varfrit.

Shqipëria mëton se ka ndërmarrë një reformë që do të zbusë varfërinë, ashtu si Kosova po punon në disa fusha për rritjen e mirëqënies, por thelbi mbetet se të dy vendet tona janë në hapat e fundit në Ballkan dhe me premisa, që të  mos ndryshojnë edhe në të ardhmen sepse mungon modeli ekonomik kombëtar, që mendon për thelbin dhe vazhdimësinë por jo për gjëra sipërfaqësore. (Javanews)

 

Next Post
Angelina Jolie sërish në lidhje të re, harron Pitt për Hedlund

Angelina Jolie sërish në lidhje të re, harron Pitt për Hedlund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

October 23, 2026
SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

October 23, 2026
“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

October 23, 2026
Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

October 23, 2026
Zbulohet “bunkeri” i drogës në Maliq

Ktheu magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Itali! Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi, vlera 1 milionë euro

October 23, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

October 23, 2026
Shuhet në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur japonez, Ryu Murakami!

Shuhet në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur japonez, Ryu Murakami!

October 23, 2026
Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

October 23, 2026
Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

October 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Revolucioni që fsheh “heronjtë” e vet

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In