• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Siguria Rrugore/ “Në dy vite u investuan 30 mln $, nevojiten edhe 300 për sinjalistikën”

by A R
28/05/2016 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet për vendosjen e sinjalistikës në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Ndalesa e Ministrit ishte në urën e Xibrakës, ku sëbashku me nxënës të gjimnazit “Vasil Kamami” të Elbasanit, u pastrua sinjalistika e dëmtuar, dhe u lyen me bojë disa pjesë të urës. Ministri Haxhinasto, tha se ky aks është pjesë e projektit për sinjalistikën në segmentin Rrogozhinë- Kapshticë, me vlerë 7 miliard lekë, dhe që pritet të ndryshojë tërësisht  sigurinë përgjatë gjithë segmentit. Haxhinasto theksoi se në këto 2 vjet, është investuar më shumë se asnjëherë më parë në sigurinë rrugore.

“Ky është aksi Elbasan- Librazhd, pjesë e projektit të rëndësishëm të sinjalistikës të aksit Rrogozhinë- Kapshticë, një investim prej 7 miliard lekësh të vjetra, që ka filluar, dhe që pritet ta ndryshojë tërësisht situatën e sigurisë në këtë segment. Njëkohësisht me të po zhvillohet edhe projekti Fushë Krujë- Hani i Hotit- Muriqan, investime që në këto dy vjet për sigurinë rrugore dhe sinjalistikën, shkojnë në 30 milion dollarë. Asnjëherë tjetër në investime në rrugët e Shqipërisë, nuk ka patur vlera të tilla.  Megjithatë jemi të ndërgjegjshëm se duhen më shumë investime, pasi siguria në rrugë ka nevojë për investime të vazhdueshme. Nga raportet rezulton se është 1 me 10, raporti midis investimit në rrugë dhe atij në sinjalistikë. Shqipëria ka nevojë për rreth 300 milion dollarë investime në sinjalistikë. Rritja e sigurisë në rrugë është një çështje madhore si për Ministrinë e Transportit dhe ARRSH-në. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë në vitet e fundit në rrugët e vendit, janë investuar 3 miliard dollarë, i bie që 300 milion dollarë të investoheshin në sinjalistikë. Por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Vetëm në këto 2 vite si rezultat i përcaktimit të sigurisë rrugore si prioritet, janë investuar 30 milionë dollarë.  Falenderoj stafin pedagogjik të shkollës “Vasil Kamami” dhe nxënësit, të cilët gjithmonë promovojnë çështje me ndjeshmëri të madhe publike, siç ishte ajo për cilësinë e ujit dhe ruajtjen e tij, dhe tashmë për sinjalistikën rrugore. Shqipëria ka nevojë për më shumë vullnetarizëm dhe solidaritet”.

Më tej Ministri Haxhinasto dhe drejtori i “Autoritetit Rrugor Shqiptar” Dashamir Xhika, inspektuan rrugën Elbasan- Banjë loti 1, ku punimet janë duke ecur me rritme të larta.

Next Post

A do të liberalizohen vizat për Kosovën? Fajon optimiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

August 23, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

August 23, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Media belge: Data kyçe e sagës gjyqësore të Veliajt, që mbahet në paraburgim, po afron

August 23, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

August 23, 2026
Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në  4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në 4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com