• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A do të liberalizohen vizat për Kosovën? Fajon optimiste

by A R
28/05/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesja e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën, deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, thotë se nuk pret që brenda periudhës së pranverës së këtij viti të bëhet një hap konkret drejt lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Fajon shpreh shqetësim me zhvillimet përreth procesit të demarkacionit, por thekson se beson që kjo të jetë më shumë një politizim i brendshëm, sepse, siç shprehet, do të ishte dëm që Kosova ta humbasë këtë mundësi për liberalizim.

“Unë pres që të ecim në këtë drejtim”, ka thënë ajo. “Do të ishte dëm që tani Kosova të humbasë këtë mundësi për liberalizim të vizave. Në këtë moment, unë nuk mund të them se mund ta ndryshojmë këtë kusht, sepse nuk më takon mua. Kjo i përket Komisionit Evropian. E di se është një situatë e ndjeshme, e di se është e vështirë të sigurohet një shumicë e garantuar, por nuk e di si do të ecim tutje. Do të ishte për keqardhje nëse humbet ky moment. Natyrisht, do të kërkojmë zgjidhje. Unë dua të jem optimiste”.

E pyetur se kur mund të presin qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza, ajo thotë se këto ditë po e përgatit agjendën.

“Ekzistojnë procedura formale në Parlamentin Evropian. Së pari duhet të zhvillojmë debat për propozimin e Komitetit për liritë civile, drejtësinë dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian (LIBE) dhe pastaj të Komitetit për marrëdhënie me jashtë (AFET) ku do të votohet për propozimin. Unë do të doja që të paktën në Komitetin LIBE të votohet përpara pushimeve vjetore. Kjo është një agjendë ambicioze për shkak të procedurave formale. Megjithatë, nuk pres që do të bëjmë një hap drejt liberalizimit të vizave në pranverë të këtij viti”, ka thënë ajo./Telegrafi/a.m.

Next Post

Meta gjatë takimit me Turner: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

July 3, 2026
Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

July 3, 2026
“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

July 3, 2026
Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

July 3, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

July 3, 2026
Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

July 3, 2026
Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

July 3, 2026
Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

July 3, 2026
Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

July 3, 2026
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In