• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Siguria në rrugë/ Policia shton kontrollet: 6 shoferë në pranga, 1500 gjoba në Tiranë

by Java News
25/02/2018 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore e Tiranës e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë duke vënë një numër të madh gjobash 48 orët e fundit në kryeqytet.

Konkretisht janë vendosur 1465 gjoba pas ndalimeve rrugëve të kryeqytetit si dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Me Radar e Drager, në autostradë dhe në rrugët e qytetit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ndërkohë gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta:

2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 68 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 33 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 22 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 13 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 829 alkool teste, ku ka rezultuar se:
22 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 121 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 686 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollit me Drager i janë nënshtruar edhe automjetet e transportit publik(taxi), ku 2 prej tyre kanë rezultuar se kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara.

Gjithashtu , në drejtim të shpejtësisë , tre drejtuesve të automjeteve (taxi), u është tërhequr leja e drejtimit për të dalë në OASH, për shpejtësi tej normave të lejuara si në autostradë , ashtu edhe në rrugët e qytetit.

Po gjatë kontollit me Radar, gjatë 48 orëve të fundit, është konstatuar se mjetet, në orët e vona të natës, qarkullojnë me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar.

Gjithashtu , në zbatim të Planit Operacional të datës 22.02.2018 të Departamentit të Sigurisë Publike “Për zbatimin e legjislacionit rrugor nga përdoruesit e rrugës dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore”, kontrollet kanë konsistuar edhe në konstatimin dhe ndëshkimin e atyre që nuk përdorin rripin e sigurimit , qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit si dhe nuk respektojnë shpejtësinë, veçanërisht në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve, ku gjatë këtyre kontrolleve janë verifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me :

* 125 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 131 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 60 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 9 masa administrative për shkelje të semaforit

* 11 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit

* 16 masa administrative për xhama të errët

* 114 masa administrative për parakalime të gabuara.

* 8 masa për mos rregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.

Si dhe 994 masa administrative të tjera të ndryshme.

Janë bllokuar 12 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa, ku një prej tyre kishte 13 masa administrative pa shlyer.

Policia Rrugore e Tiranës , me qëllimin e vetëm atë të parandalimit të aksidenteve rrugore, do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar, në të gjithë territorin e qarkut Tiranë , për të rritur sigurinë e jetës së qyetarëve në rrugë. (TemA)

Next Post
Punëtori vret biznesmenin, i mungonin 100 euro në pagën e tij

Punëtori vret biznesmenin, i mungonin 100 euro në pagën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

July 26, 2026
Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!

July 26, 2026
Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

July 26, 2026
INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

July 26, 2026
Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
“Epsteini” ynë

Dalldia e Besës

July 26, 2026
Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

July 26, 2026
Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

July 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In