• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Siguria në Rinas, Komiteti i Helsinkit shqetësohet për mungesën e informacionit

by Aalison Pearse Stevens
04/08/2016 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësim për pasigurinë që ka shkaktuar tek qytetarët grabitja në aeroportin e Rinasit, rreth 1 muaj më parë.

Sipas KSHH, qytetarët janë të painformuar për masat e marra për sigurinë në aeroport.

“Përveç pasigurisë, ngjarje të tilla si ajo e datës 30 qershor ndikojnë edhe mbi lirinë e lëvizjes, e cila do të vështirësohej nëse do kishte braktisje të këtij aeroporti nga kompanitë serioze te fluturimit. Ngjarja e datës 30 qershor kërkon reflektim nga institucionet përgjegjëse për sigurinë në këto pika kalim kufiri. Mirëqeverisja dhe llogaridhënia e organeve publike karshi qytetarëve të vendit kërkojnë gjithashtu nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend”, thuhet në deklaratën e KSHH-së.

DEKLARATA E PLOTE E KSHH

Pas më shumë se një muaji, ngjarja kriminale në aeroportin e Rinasit kërkon reflektim, përgjegjshmëri dhe llogaridhënie.

Ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja kriminale e ndodhur në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vendin tonë, e cila rezultoi me grabitjen me armë të valutës të huaj që po transportohej me automjet drejt një avioni. Grabitja e kryer vetëm në pak minuta, nga tre persona të armatosur dhe të maskuar, në zonën ku parkohen avionet, evidentoi pamjaftueshmërinë dhe problematika të sigurisë në këtë aeroport, i cili konsiderohet si objekti sigurisë kombëtare. Por mbi të gjitha, kjo ngjarje shkaktoi pasiguri tek mijëra qytetarë vendas dhe të huaj, të cilët janë përdorues të rregullt të këtij aeroporti.

Ditët që pasuan këtë ngjarje sollën në vëmendje të publikut fakte dhe pretendime të ndryshme por dhe kontradiktore si dhe deklarata të cilat pasonin përgjegjësitë institucionale me efektin ping pong ose i minimizonin ato. Në bazë të Marrëveshjes Koncesionare ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Shoqërisë Koncesionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave, ishte përgjegjësi e kësaj kompanie. Media raportoi se problematika e sigurisë ishte konstatuar ndër vite në këtë aeroport, duke evidentuar shqetësimet e ngritura nga Komisariati i Policisë Kufitare Rinas drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil (ACC) që në vitin 2014. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, nuk ishin marrë masa për zgjidhjen e problemeve të sigurisë në aeroport.

Lidhur me këtë ngjarje, organi i prokurorisë nisi hetimet, duke urdhëruar ndalimin e 5 shtetasve, detyrat funksionale të të cilëve ishin të lidhura me sigurinë në këtë aeroport. Në hetim janë përfshirë dhe zyrtarët e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Transporteve, pasi nga shqyrtimi i dokumentacionit dyshohet se kishin dijeni të problematikave me sigurinë që kishte aeroporti.

Pavarësisht se hetimet për zbardhjen e ngjarjes kriminale vazhdojnë, qytetarët sot nuk janë të informuar se mbi kë rëndojnë përgjegjësitë institucionale të cenimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit. Qytetarët sot nuk disponojnë ende një informacion nëse marrëveshja midis Këshillit të Ministrave dhe Kompansië Kocensionare parashikon ose jo sanksione në rast të shkeljes së rregullave të sigurisë dhe nëse po a janë zbatuar sanksione të tilla mbas kësaj ngjarje. Qytetarët sot ende nuk disponojnë informacion nëse ekziston nevoja për të rishikuar këtë marrëveshje dhe për të forcuar dhe rritur mekanizmat e përgjegjshmërisë së Kompanisë Koncesionare që i është besuar siguria e aeroportit ndërkombëtar. Qytetarët sot ende nuk kanë informacion se çfarë masash janë marrë për të përmirësuar dhe forcuar sigurinë në këtë aeroport dhe nëse këto masa janë të mjaftueshme për të parandaluar ngjarje si ajo e datës 30 Qershor apo edhe ngjarje të tjera kriminale që mund të cenojnë sigurinë e njerëzve dhe mallrave.

Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, shtetasish të huaj në vendet fqinjë dhe shtete të tjera po përdorin në këtë periudhë pushimesh pikat e kalim kufirit të vendit tonë, duke përfshirë edhe Aeroportin e vetëm ndërkombëtar. Përveç pasigurisë, ngjarje të tilla si ajo e datës 30 Qershor ndikojnë edhe mbi lirinë e lëvizjes, e cila do të vështirësohej nëse do kishte braktisje të këtij aeroporti nga kompanitë serioze të fluturimit. Ngjarja e datës 30 Qershor kërkon reflektim nga institucionet përgjegjëse për sigurinë në këto pika kalim kufiri. Mirëqeverisja dhe llogaridhënia e organeve publike karshi qytetarëve të vendit kërkojnë gjithashtu nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe ç’rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend.

Next Post

Plas sherri mes Denion Meidanit e Bledi Manes... shajnë njëri tjetrin “ped***stë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In