• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Siguria kibernetike, Gjata: AKSK do të fillojë procesin e identifikimit të operatorëve të infrastrukturave kritike

by S T
17/11/2024 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të ngritjes së strategjisë së re të sigurisë kibernetike 2025-2030, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka zhvilluar një sërë takimesh me të gjithë aktorët që do të përfshihen në planin e veprimit për forcimin e strategjisë së sigurisë kibernetike. Qëllim mbetet përmirësimi i gjithë ekosistemit kibernetik, duke sjellë një qasje të re për mbrojtjen e infrastrukturave kritike, mbrojtjen e qytetarëve dhe për rritjen e rolit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.

Era Gjata, përgjegjëse në sektorin e Koordinimit të Projekteve Ndërkombëtare, Zhvillimit Strategjik dhe Identifikimit, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se janë zhvilluar një numër i madh takimesh me të gjithë aktorët që kanë ndikim dhe mund të përfshihen në këtë strategji për sigurinë kibernetike.

“Në maj 2024 hyri në fuqi ligji i ri nr. 25/2024 “Për sigurinë kibernetike”, i përafruar pjesërisht me direktivën (BE) nr. 2022/2555, të Parlamentit dhe Këshillit, datë 14 dhjetor 2022, mbi masat për një nivel të lartë të përbashkët të sigurisë kibernetike në të gjithë Bashkimin Evropian. Në zbatim të këtij ligji, me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 68, datë 6 nëntor 2024, u miratua Metodologjia për Identifikimin e Operatorëve të Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit, e hartuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike”, – tha Gjata.

Ajo theksoi se “kjo metodologji përcakton procesin e identifikimit të operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit dhe kriteret e reja, duke u përqendruar në vlerësimin e nivelit të kritikalitetit të shërbimeve që ofrohen.

Shërbimet/infrastrukturat e informacionit do të klasifikohen në “kritike” dhe “të rëndësishme” bazuar në dy grupe kriteresh: kritere të përgjithshme dhe kritere të veçanta sektoriale dhe pragjet, sipas operatorëve përkatës. Kriteri bazë mbi të cilin kryhet procesi fillestar i klasifikimit të shërbimit të operatorëve është varësia kibernetike e shërbimit digjital të ofruar”.

Sipas kësaj metodologjie, nuk do të klasifikohen si shërbime kritike apo të rëndësishme të informacionit ato shërbime, të cilat, pavarësisht varësisë kibernetike, nuk kanë impakt në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë kombëtare, rendin publik, mjedis, efekt financiar dhe nuk konsiderohen si një shërbim unik i ofruar.

“AKSK do të fillojë procesin e identifikimit të operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit që operojnë në sektorët kritikë sipas hapave të identifikimit dhe klasifikimit të operatorëve, shërbimeve/infrastrukturave të informacionit dhe kritereve të reja të përcaktuara. Me anekset I dhe II të ligjit, zgjerohet numri i sektorëve kritikë dhe për rrjedhojë edhe numri i operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit që pritet të identifikohen sipas kësaj metodologjie.

E veçanta e këtij akti nënligjor është hartimi i tij pas muajsh të gjatë takimesh konsultuese me aktorë nga sektori publik dhe privat, në bashkëpunim me ekspertë të Bashkimit Evropian, për të sjellë praktikat më të mira dhe për të siguruar efektivitet të plotë në mbrojtje të sigurisë kombëtare. Kjo do të ndikojë për një zbatim më të gjerë të masave të sigurisë kibernetike duke forcuar kështu sigurinë kibernetike në të gjithë sektorët kritikë me qëllim krijimin e një hapësire më të sigurt kibernetike për qytetarët shqiptarë”, – nënvizoi Gjata, në intervistën e dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Next Post
Udhëtoi drejt Amerikës Latine me vizë dhe u kthye si trafikant, djali i gazetarit dhe këngëtares së njohur, një nga organizatorët e laboratorit të kokainës në Rinas

Udhëtoi drejt Amerikës Latine me vizë dhe u kthye si trafikant, djali i gazetarit dhe këngëtares së njohur, një nga organizatorët e laboratorit të kokainës në Rinas

TË FUNDIT

“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In