• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria: 1800 policë të angazhuar për vizitën e Sekretarit Kerry

by Aalison Pearse Stevens
14/02/2016 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e Sekretarit John Kerry po shoqërohet me një sërë masash të ndërmarra nga policia shqiptare, për të garantuar siguri. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato bëri të ditura masat e sigurisë.

“Për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës Policia e Shtetit po koordinon masat edhe me agjenci të tjera inteligjente dhe SHISH, ndërsa do të angazhojë 1800 forca policore”.

Sipas tij për mbarëvajtjen e kësaj vizite do të patrullojë në ajër edhe një helikopter i Ushtrisë. Qato kërkoi më tej mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e rrugës së Rinasit dhe akseve të tjera ku do të kalojë eskorta e Sekretarit Amerikan.

Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike janë angazhuar 1548 punonjës policie nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të rendit publik, Antiterrorit, Policisë Rrugore , të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po kështu për kontrollin nga ajri do të patrullojë një helikopter i Forcave të Armatosura më një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë”.

Sipas tij, policia do të bllokojë disa rrugë për mjetet dhe këmbësorët, ndërsa në raste urgjencash në rrugët që do të bllokohen, mjetet do të shoqërohen nga policia deri në qendrën shëndetësore më të afërt.

“Në këtë kuadër, para, gjatë dhe deri në përfundim të kësaj vizite, Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë marrë të gjitha masat për kontrollin e plotë të territorit, parandalimin e veprimtarisë kriminale, rritjen e sigurisë në akset rrugore dhe në Objektet e Rëndësishme Shtetërore, si dhe në vendet e ambientet ku do zhvillohen aktivitetet e kësaj vizite, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, tha Qato.

Next Post

Sadije Berisha: Me Shkëlzenin, martesë e dhimbshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In