• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SIDA, një beteje së cilës ende nuk i duket fundi

by A R
02/12/2022 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SIDA/AIDS, mbetet ende një prej kërcënimeve mbarëbotërore, që sfidon me humbje jete, mijëra njerëz në mbarë globin. Infeksionet e reja nga virusi janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit në rajone të caktuara, ndonëse trajtimi mjekësor i sëmundjes është sofistikuar nga viti në vit.

Çdo 1 dhjetor, bota përkujton Ditën Botërore të SIDA-s, ku njerëzit në mbarë globin solidarizohen për të treguar mbështetje për njerëzit që jetojnë me HIV dhe për të kujtuar ata të cilët kanë humbur jetën nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n.

Çdo Ditë Botërore e SIDA-s fokusohet në një temë specifike, e cila këtë vit i bashkohet një liste në rritje të sfidave për të cilat Dita Botërore e SIDA-s ka alarmuar njerëzit në mbarë botën, duke u kujtuar atyre dhe qeverive se HIV nuk është zhdukur.

Sipas tendencave aktuale, bota nuk do të përmbushë objektivat e dakordësuara globale për SIDA-n. Analiza e OKB-së përpara Ditës Botërore të SIDA-s konkludon se pabarazitë janë arsyeja kryesore që po pengojnë fundin e SIDA-s. Diskriminimi, stigmatizimi dhe kriminalizimi i popullatave kyçe po kushtojnë jetë dhe po e pengojnë botën të arrijë këto objektiva.

Nën titullin “Pabarazitë e Rrezikshme”, Raporti i ri i UNFPA analizon ndër të tjera se ndërhyrja urgjente për të trajtuar pabarazitë mund të sjellë përgjigjen ndaj SIDA-s në rrugën e duhur.

-Evropa Lindore dhe Azia Qendrore kanë epideminë e HIV-it me rritjen më të shpejtë në botë.

Në vitin 2021, 160 000 njerëz u infektuan rishtazi me HIV – një rritje prej 48% që nga viti 2010. Numri i vdekjeve të lidhura me SIDA në rajon në vitin 2021 – 44,000 është 32% më i lartë se numri i vdekjeve në 2010.

-95% e të gjitha infeksioneve të reja me HIV në EECA (Eastern Europe and Central Asia Constituency) janë të regjistruara midis popullatave kryesore dhe partnerëve të tyre seksualë

Prevalenca e HIV-it midis popullatave kryesore:

-punëtorët e seksit – 2%

– MSM – 4,5%

– PWID – 7.2%

– Personat transgjinorë – 2.5%

– Popullsia e përgjithshme – 0.9%

Këta shifra ndryshojnë shumë nga vendi në vend

-Niveli shumë i ulët i njohurive për parandalimin e HIV-it tek të rinjtë (15-24).

Në Azerbajxhan vetëm 14,9% e të rinjve dhe të rejave identifikojnë saktë mënyrat e parandalimit të HIV-it. Në Armeni 17.6% në Bjellorusi 54.6%, në Bosnje dhe Hercegovinë – 47.5%, në Kazakistan – 34.1%, në Kirgistan – 23.4%, në Republikën e Moldavisë 34.2%, në Taxhikistan 12.6% , në Turkmenistan 25,4% dhe në Ukrainë 23%.

Raporti “Pabarazitë e rrezikshme” shpalos ndikimin në reagimin ndaj SIDA-s të pabarazive gjinore, me të cilat përballen popullatat kryesore dhe të pabarazive midis fëmijëve dhe të rriturve.

Në vitin 2021, fëmijët përbënin vetëm 4% të të gjithë njerëzve që jetonin me HIV, por 15% të të gjitha vdekjeve të lidhura me SIDA-n.

Në 33 vende, nga 2015-2021, vetëm 41% e grave të martuara të moshës 15-24 vjeç mund të merrnin vendimet e tyre për shëndetin seksual.  Efektet e pabarazive gjinore, sa i përket rrezikut të ekspozimit të grave ndaj HIV, janë veçanërisht të theksuara në Afrikën Sub-Sahariane, ku gratë përbënin 63% të infeksioneve të reja me HIV në 2021.

Vajzat adoleshente dhe gratë e reja (të moshës 15 deri në 24 vjeç) kanë tre herë më shumë gjasa të marrin HIV sesa djemtë adoleshentë dhe të rinjtë e së njëjtës grupmoshë në këtë vend.

Raporti përcakton ndër të tjera se si kufizimet financiare po e bëjnë më të vështirë trajtimin e këtyre pabarazive.

Ekziston ende një nevojë kritike për rritjen e fondeve për përgjigjen ndaj SIDA-s, për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e HIV në jetën e njerëzve, për t’i dhënë fund stigmës dhe diskriminimit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve që jetojnë me HIV.

  • Që nga viti 2018, të dhënat nga 12 vende tregojnë se vetëm 6% e burimeve të HIV-it janë planifikuar për parandalimin.
  • Shpenzimet aktuale të brendshme për programet nuk janë të mjaftueshme, as për të përmbushur mbulimin e nevojshëm për arritjen e objektivave të vitit 2025 dhe as për të reduktuar incidencën e HIV-it.

Raporti i UNFPA konkludon se burimet totale për HIV-in në rajon duhet të rriten 2.3-fish deri në vitin 2025 për të arritur objektivat e përcaktuara në Deklaratën Politike të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS të vitit 2021.

Shqipëria në luftën kundër SIDA-s

Shqipëria është një vend me incidencë të ulët për sa i përket hapjes së këtij infeksioni. Krahasuar me një vit më parë janë kryer mbi 50 mijë testime ose 16% më shumë se 2021, ku shumica janë gra shtatëzëna.

Aktualisht 792 persona marrin mjekim me ARV, nga të cilët 780 janë të rritur në moshë dhe 12 janë fëmijë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2022 janë identifikuar 80 raste të reja me HIV-AIDS. Numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj.

Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër SIDA-s, në Tiranë u hap klinika ambulatore e HIV-AIDS e rikonstruktuar në ambientet e Spitalit Infektiv.

Next Post
Digjet banesa në Elbasan, zjarri dyshohet se u shkaktua nga një defekt teknik

Digjet banesa në Elbasan, zjarri dyshohet se u shkaktua nga një defekt teknik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

August 19, 2026
Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

August 19, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

August 19, 2026
Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

August 19, 2026
Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

August 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Çmimi i naftës rritet përsëri, shkon në 219 lekë për litër në tregun e pakicës! Nevoja për rikthimin e Borditt ë Transparencës?

August 19, 2026
Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

August 19, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com