• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u zhvat djali i ish-deputetit të PD nën kërcënimin: ‘Eurot, ose dalin fotot që drogohesh’

by Java News
16/11/2016 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i një ish-deputeti, vetëm 17 vjeç, banues në Tiranë, është “gjunjëzuar” para kërcënimit të mbërritur në postën e tij private në “Facebook” nga disa bashkëmoshatarë të tij. Në këtë mesazh i kërkohej t’u paguante me urgjencë 2500 euro, nëse nuk donte që ata t’i dërgonin babait të tij disa foto ku adoleshenti dukej duke tymosur një cigare kanabis.

Pagimi i “gjobës” së parë nga E.Bruka, i biri i ish- deputetit Ibrahim Bruka, është pasuar me një “breshëri” gjobash të tjera. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, në janar-prill 2016 adoleshentët i kanë vendosur Brukës 12 gjoba, që varionin nga 2500 deri në 5 mijë euro, duke mundur t’i marrin atij gati 26 mijë euro në total. Kërcënimet e tyre kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Fillimisht, 17- vjeçarit i janë përmendur fotot me kanabis. Më tej, kërcënuesit i kanë thënë do t’i tregonin babait të tij se ai kishte u kishte dhënë lekë dhe në përfundim se 17- vjeçari kishte zënë të dashur kushërirën e njërit prej tyre. Gjykata për Krimet e Rënda ka nisur gjykimin ndaj pesë personave të akuzuar si shantazhuesit e Brukës.

Të pandehurit e arrestuar Rogers Ademaj, Luan Lama dhe ata të shpallur në kërkim, Fatmir Gjeta dhe Ilir Shehu, akuzohen për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. I pandehuri i pestë i çështjes, Shkëlqim Spahiu, akuzohet për “moskallëzim krimi”, pasi dyshohet të ketë pasur dijeni për gjobëvëniet.

“ZINXHIRI” I GJOBAVE

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 14 prill 2016, 17- vjeçari E.Bruka ka kallëzuar në Polici se një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin që prej muajit janar 2016 i kanë marrë përmes dhunës psikologjike sasi të ndryshme eurosh.

Në janar, E.Bruka është njohur me Rogers Ademajn, i cili ka shkuar në shtëpinë e E. për një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale, duke qenë se i ati i tij, Ibrahimi, ishte kirurg.

Të nesërmen, rreth darkës, në adresën që i dëmtuari ka në rrjetin social “Facebook” i ka ardhur një mesazh nga Ilir Shehu, që përdorte profilin me emër “Liri Shehu” dhe i kërkoheshin urgjentisht 2500 euro.

Në të kundërt, do t’i tregonin babait të tij “ca gjëra”. Sipas tyre, këto “gjëra” ishin disa foto, ku pretendonin se 17-vjeçari pinte drogë bashkë me disa persona të tjerë. Në mesin e muajit janar e kanë takuar te shkolla, duke i kërkuar me ngulm 2500 eurot.

Kallëzuesi u ka thënë se nuk kishte ku t’i gjente paratë, por ata i janë përgjigjur që t’i gjente ku të donte, pasi e kishte babanë doktor.

Disa ditë më vonë, nën presion 17-vjeçari, pa dijeninë e prindërve të tij, ka marrë 2500 euro në shtëpi dhe pas mësimit ua ka dhënë tre personave që e prisnin te shkolla.

Në vijim, në frekuenca kohore prej 2-3 ditësh, pas kërcënimeve se do t’i tregonin babait të tij për lekët dhe se ai kishte të dashur kushërirën e njërit prej tyre, të pandehurit dyshohet se i kanë marrë të dëmtuarit dy shuma nga 3 mijë euro dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.

“Pas këtij rasti, Rogersi, Luani dhe Fatmiri i kanë marrë në të njëjtën mënyrë edhe katër herë nga 2500 euro në çdo rast, 10 mijë euro të total, gjithmonë me kërcënimin se do t’i tregonin të atit për eurot që u kishte dhënë”, thuhej në dosjen e Prokurorisë. Referuar kallëzimit, në fillim të marsit, i pandehuri Fatmir Gjeta i ka kërkuar atij 2 mijë euro për “të mbyllur muhabetet”.

Kallëzuesi i ka thënë se do të takoheshin në datën 20.04.2016. Një javë para kallëzimit, i ati i E.Brukës ka konstatuar mungesën e parave në shtëpi dhe ai i ka treguar për ngjarjen.

Në datën 12.04.2016, te shkolla e kallëzuesit kanë shkuar Rogers Ademaj, Luan Lama dhe një person tjetër i panjohur me një automjet “Fiat”. Rogersi i ka kërkuar të hipte në makinë, por E.nuk ka pranuar. Rogersi i ka kërkuar atij 2500 euro, pasi Fatmiri ua kishte futur dhe ata kishin përplasur një makinë.

Takimi është filmuar nga një shok i E., pasi këtë ia kishte kërkuar E., sapo i kishte parë dy personat. Kallëzuesi i ka thënë se do t’ua jepte në 20.04.2016.

Në 14.04.2016, te shkolla i kanë shkuar Rogersi me Luanin dhe i kanë kërkuar 2500 euro urgjent, por E. u ka thënë se do t’ia jepte në 20.04.2016, në një kohë që veprimet e tyre po vëzhgoheshin nga policia.

ma.me

Next Post
Stafi i Trump:“Nëse bën pavarësia e Kosovës, pse nuk bën ajo e Republikës Srpska”

Stafi i Trump:“Nëse bën pavarësia e Kosovës, pse nuk bën ajo e Republikës Srpska”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit! Policia zbardh detajet, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit! Policia zbardh detajet, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In