• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u vranë Paolo Borsellino dhe Skerdilajd Konomi nga eksplozivët e prodhuar pranë Shqipërisë

by Java News
10/02/2024 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksplozivi, i cili u përdor më shumë se tre dekada më parë gjatë vrasjes së gjyqtarit të famshëm italian Paolo Borsellino është prodhuar në Berane të Malit të Zi. Po ashtu, ka të dhëna se edhe gjyqtari shqiptar Skerdinalajd Konomi u vra me eksploziv që origjinën e kishte nga e njëjta fabrikë në Malin e Zi.

Kjo nuk është çudi, duke pasur parasysh faktin se në ato vite Mali i Zi ishte një strehë për mafiozët italianë të arratisur nga drejtësia e vendit, por edhe për t’u ruajtur prej kundërshtarëve.

Më herët, gazeta La Gazeta del Mezoggiorno iu referua këtij fakti sipas dëshmisë së një të penduari nga radhët mafioze të “Sacre Corona Unite”, i cili pretendonte se eksplozivi kishte ardhur nga ish-Jugosllavia, me shumë gjasa nga Mali i Zi.

Ky mafioz i penduar tha se në atë kohë në Mal të Zi kishte shumë mafiozë italianë, të arratisur nga drejtësia që mbroheshin nga autoritetet malazeze. Ky ishte një shërbim për shumën e madhe të parave që i vinin Malit të Zi nga kontrabanda e cigareve.

Bashkëbiseduesi i Radio Televizionit të Malit të Zi, kujton se nga viti 1992 deri diku në vitin 1997, një numër i madh i anëtarëve të dy organizatave mafioze italiane – Camorra nga Napoli dhe Sacra Corona Unita qëndruan në Malin i Zi.

Ata drejtonin biznesin e kontrabandës së cigareve, drogëve dhe armëve.

Sipas tij, të gjithë mafiozët italianë dhe bosët e mafias në Mal të Zi qëndruan në atë periudhë, kryesisht në zonën e Tivarit dhe Herceg Novit.

Më pas, për disa arsye, “mikpritja” e tyre u anulua, kështu që ata u zhvendosën drejt Shqipërisë dhe destinacioneve të tjera të rëndësishme për kontrabandë.

“Duke i ditur të gjitha këto, nuk është aspak e pamundur që eksplozivi i përdorur në atentatin ndaj gjyqtarit italian Paolo Borselino të ketë shkuar nga Mali i Zi”, thotë ky bashkëbisedues.

Gjykatësi Borselino u vra më 19 korrik 1992 në një shpërthim të tmerrshëm në Palermo. Në atentat u vranë edhe gruaja e tij dhe tre anëtarë të sigurisë fizike.

Borselino, së bashku me kolegun e tij Giovanni Falcone, i cili gjithashtu u vra dy muaj para tij, nisën gjyqin më të madh në drejtësinë italiane kundër krimit të organizuar, gjatë të cilit u arrestuan një numër i madh bosësh të mafias.

Në bazë të punës së Borselinos, raportojnë mediat, është formuar Drejtoria Hetimore për Luftën Kundër Mafias (DIA).

Se eksplozivët nga Mali i Zi janë shumë të kërkuara në tregun e zi, tregon edhe rasti kur policia e Shqipërisë njoftoi se edhe lënda shpërthyese që vrau gjyqtarin 33-vjeçar Skerdilajd Konomi në vitin 2011, ka shumë të ngjarë të jetë prodhuar në Mal të Zi.

Konomi humbi jetën kur makina e tij Mercedes shpërtheu në qendër të Vlorës në 9 shtator 2011.

Gjatë hetimeve, policia gjeti pjesë të një celulari që nuk i përkisnin gjyqtarit dhe një magnet me të cilin ishte ngjitur lënda plasëse në makinë. Autoritetet shqiptare më pas njoftuan zyrtarisht se Konomi vdiq si viktimë e urisë në rritje të mafias dhe krimit të organizuar për të ndikuar në sistemin gjyqësor të atij vendi.

Media malazeze shkruan se sipas disa informacioneve të sigurta, numri më i madh i shpërthimeve të vendosura në Shqipëri bëhet me eksploziv të prodhuar në Mal të Zi si specifikisht nga fabrika në Berane.

Një burim i mirëinformuar pohon se ky eksploziv është përdorur mbi tetëdhjetë herë në përplasjet mes grupeve mafioze shqiptare.

Lëndë shpërthyese nga Berane u vendosën poshtë makinave, shtëpive dhe bizneseve. Disa  shqiptarë, të kapur me eksploziv, madje pranuan para inspektorëve se i kishin blerë në Mal të Zi.

Në bazë të përbërjes unike kimike, u konstatua se edhe eksplozivi i përdorur në atentatin ndaj ish-presidentit maqedonas Kir Gligorov ishte prodhuar në Berane.

Vrasja e Glogorovit u krye në tetor të vitit 1995 me ndihmën e një autobombe, e cila shpërtheu matanë rrugës nga Hotel Bristol në Shkup, në momentin kur po kalonte vetura me presidentin maqedonas.

E përditshmja “Blic” iu referua deklaratës së ish-shefit të kërkimit për eksplozivët, Millovan Azbejkoviç, i cili ishte i bindur se në sulmet terroriste në Londër në vitin 2005 janë përdorur edhe eksplozivë plastikë ushtarakë nga Mali i Zi.

Azbejkoviç tha se vetëm katër vende në botë prodhonin eksploziv plastik, por ai malazez ishte më i mirë se ai amerikan C-4.

Ai ka shpjeguar se ky eksploziv është prodhuar në fabrikën ushtarake në Berane deri në vitin 1991, pra në fillimin e luftrave. Që atëhere nuk ka patur më prodhim të këtij eksplozivi, por ai gjendet në magazina ushtarake dhe në tregun e zi me një çmim prej dy deri në pesë mijë dollarë.

Azbejkoviç pohoi se gjatë luftës ai ishte “në çdo vend, në duart e të gjithëve dhe jashtë çdo kontrolli”.

Për këtë kanë shkruar edhe mediat e huaja, duke iu referuar shërbimeve të huaja të inteligjencës.

“Veprimet e policisë rrallë japin rezultat, por në shtator të vitit 2008 në Prishtinë janë arrestuar tetë persona me gjithsej dhjetë kilogramë eksploziv nga Berani”, thotë ky bashkëbisedues.

Ai rikujton gjithashtu se në Berane u sekuestruan njëzet e dy kilogramë eksploziv plastik në një operacion policor të quajtur “Grom”, ku u thye zinxhiri i kontrabandës së armëve nga Ballkani në Francë, si dhe se në atë vend mbi 30 për qind e armëve të paligjshme e ka origjinën nga Ballkani.

Nëpërmjet kanaleve të caktuara të organizatave kriminale, eksplozivi plastik PEP i Beranit përfundoi në duart e terroristëve nga Lindja e Mesme. U përdor dhe u kontrabandua në Siri nga një kontrabandist i famshëm armësh sirian.

Fabrika ushtarake Beranski “Polieks” u hap në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar si pjesë e fabrikës ushtarake në Vitez dhe prodhonte eksploziv plastik, detonatorë dhe bomba për nevojat e ushtrisë së atëhershme.

“Polieks” më vonë u privatizua, u riorientua në prodhimin e eksplozivëve komercialë dhe u vendos një kontroll i rreptë i qarkullimit të produkteve, por në tregun e zi mund të gjenden ende rezerva të mbetura të eksplozivit plastik dikur shumë të famshëm PEP, të cilin ish-shefi i hetimit të ekskplozivëve Milovan Azbejković, tha se ishte më i fuqishëm se C-4 amerikan.

/f.s

Next Post
“Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet në Fier 30-vjeçari

“Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet në Fier 30-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP-së, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP-së, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

October 9, 2026
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
Qëlloi me armë bashkëshorten, burri sapo kishte lënë qelinë, ishte dënuar për dhunë në familje

Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

October 9, 2026
“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

Pas skandalit në Dervician, hiqet portreti i Napolon Zervës, ishte ekspozuar në Dropull! Reagon ashpër Shoqata e Çamërisë: Provokim i rëndë

October 9, 2026
E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

October 9, 2026
Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com