• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u kthye “Shoqata e Ish të Përndjekurëve” në koburen e PD

by Ilirjan Blloshmi
20/10/2018 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilirjan Blloshmi

Nuk kam shkelur kurrë tek “Shoqata Antikomuniste e ish- të përndjekurëve”.

Nuk e di ku e kanë pasur zyrën. Sot e mësova se ku e kishin.

Të shkelësh në atë zyrë duhet të bësh, gjëra që mua më duken të paimagjinushme për ti bërë.

Kjo shoqatë humbi së ekzistuari kur filloi të bëhet më shumë mediatike.

Kjo shoqatë është bërë si nën degë e PD-së. Në këtë shoqatë është krijuar termi ” ose me ne, ose me Imperializmin amerikan”.

Askush nuk pranon mendim ndryshe, askush nuk të afron nëse nuk mendon si PD-ja, apo si kryetari i saj.

Një shëmbull sesi kjo shoqatë është kryer në një “kobure të PD-së e vecanërisht te Salijanit dhe Alibejt”.

Para ca kohësh midis ish- të përndjekurëve pati një debat për praninë e Ilir Metës, në Tepelenë.

Duke u zënë ngushtë nga kjo gjë, drejtuesit e saj filluan të quanin këto zëra si “të painformuar” apo ajo shprehja labidar “lëreni emigrimin dhe hajdeni këtu”, apo “ju nuk e kuptoni sa e vështirë është të jetosh në Shqipëri “.

Në këtë kontekst, kjo shoqatë, përbën një rast krejt sui generis.

Është vetë kjo shoqatë që më këtë rast mohon vetveten, kur mohon pendesën në rastin e kryerjes së krimeve.

Një situatë e tillë e çon jo vetëm njeriun, por dhe politikën drejt një çmendurie halucinacionesh, siç ndodh me Makbethin e Shekspirit.

Pra me fjalë të tjera, për të kënaqur orekset e drejtuesve të saj, ajo nuk e ka për problem të heshtë aty ku duhet të flasë, apo të njollosë dhe ata pak njerëz që kanë mbetur dinjitozë nga shtresa e ish- të përndjekurëve.

Një tjetër shëmbull që kjo shoqatë nuk përfaqëson më ish- të përndjekurit është.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare një djalë i arsimuar në Columbia University, ish- marins në ushtrinë amerikane, kandidoj për deputet.

Vinte nga shtresa e ish të përndjekurëve. Çfarë bëri kjo Shoqatë?

Asgjë, perkundazi shkarkoj gjithë bateritë duke sulmuar Ervin Dinen dhe duke mbrojtur Genc Pollon dhe Luan Bacin.

Arsyeja pse Ervini u sulmua ishte se nuk kandidoj nën siglën e PD-së. Pra është “imperialist dhe armik”

Në mungesë të argumenteve, kur ju thua se keni shumë gabim, çfarë bëjnë? Kalojnë në sulme personale sic është një Xhafer Sadiku, i cili e mban veten për politolog, historian, avokat apo ku di une. Por që realisht është një “kapsollë bolshevike”, në duart e kryetarit të kësaj shoqate.

Realisht!

Realisht kjo shoqatë nuk përfaqëson ish- të përndjekurit. Kjo shoqatë përfaqëson një “klikë” që në emrin e ish- të përndjekurëve, janë pasuruar e kamur.

Largimi i tyre nga zyrat nuk përbën ndonjë hata të madhe. Fundja Edi Rama po i largon kundështarët e tyre.

Pra, përballë këtij vizioni cinik të kësaj shoqate të kujtohen shpirtrat e mijëra viktimave të pafajshme që thërrasin drejtësi dhe që më së miri e përfaqësojnë këto fjalë të Ledi Makdafit para se të vritej nga ushtarët e Makbethit: “Unë jam në këtë botë të poshtër e të ulët, ku e keqja lavdërohet dhe e mira shpesh konsiderohet si marrëzi e rrezikshme”.

Pra kjo shoqatë thërret nën emrin tone, kur i lipsen fonde, kur i duhet të mbrohet politikish, tani po na përdor dhe për të qëndruar në zyrat e tyre luksoze.

Pra shkrut e qartë ish- të përndjekurit nuk janë përfaqesuar kurrë. Si pasojë ne nuk kemi shoqatë, ne kemi ca grupime që janë vegla të ndonjë kryetri partie…

Next Post
Kapen 41 kg marijuanë në Romë, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 41 kg marijuanë në Romë, arrestohen katër shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

November 3, 2026
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In