• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u krijua “Epopeja e Ballit Kombëtar”, flet vajza e poetit

by Java News
28/10/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Im atë ishte ilegal në Priskë në vitin 1944, kur shtëpia e Dajë Cenit ku ai rrinte, u bombardua dhe vdiqën 18 vetë. Pas kësaj, krejt spontanisht ai shkroi ‘Epopenë për Ballin’. Nuk ishte pjesë e ndonjë platforme a ideologjie. Babai u martua me nënën time, që vinte nga një familje balliste, pra nuk kishte gjë me ballistët”. Kështu shprehet Lindita Musaraj, e bija e Shevqet Musarajt, autorit të “Epopesë për Ballit”. Në një intervistë për “GSH” ajo sqaron rrethanat në të cilat u shkrua ajo. Ndërsa, studiuesit gjejnë tek poemthi ‘humorin lab’ dhe e cilësojnë si një poezi që hyri në traditën e popullore si epopeja e Shevqetit, e ndikuar nga tabani, e bija, sqaron se ajo u shkrua gjatë luftës kur atij i vranë miqtë. Në seancën parlamentare të ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama e citoi poemën e Musarajt në fjalimin e tij.

-Si e ka krijuar babai juaj “Epopenë e Ballit Kombëtar”?
Një krijim letrar lind spontanisht nga rrethanat. Babai ishte ilegal me Lëvizjen e rrinte atje me Gogo Nushin, Nako Spirun e Sejfulla Malëshovën. Kanë qenë një grup intelektualësh të majtë, por babai ishte dalluar si poet që në vitet 1930. Kaloi me Lëvizjen, që iu duk përparimtare dhe qe në ilegalitet. Rrinte te shtëpia e një fshatari në katundet e Tiranës. I zoti i shtëpisë ku rrinte babai quhej Hysen, por e thërrisnin Dajë Ceni. Atë kohë, shtëpia e Dajë Cenit u bombardua nga gjermanët. I vdiqën shumë të afërm. Balli qe ndarë me Lëvizjen, e duke qenë i lidhur me Lëvizjen e duke qenë në shtëpinë e Dajë Cenit, krejt spontanisht e shkroi epopenë.

– Ajo u krijua ndërsa ai ishte ilegal?
Po, më vonë u kthye në himn, por atij i doli nga shpirti, krejt spontanisht. Nuk pasur as direktivë, e asgjë tjetër për ta shkruar. Ishte ilegal në një familje madhe, e cila më 1944 u bombardua nga gjermanët. Në atë kohë kishte edhe ballistë të lidhur me gjermanët, ishte viti 1944. Veç shtëpisë që u shkatërrua, u vranë rreth 18 veta nga ajo familje. Ne kemi pasur miqësi me Dajë Cenin tërë jetën. Në atë shkatërrim dhe me atë gjendje, duke menduar kush tregoi (që aty kishte ilegalë), i ndikuar nga këto – babai shkroi epopenë, në mënyrë krejt spontane, i doli nga shpirti.

-Ka qenë i ndikuar nga lufta?
Po, nga lufta, sigurisht. Ishte momenti, ka qenë nga fundi i luftës kur u bënë bombardimet në Dajt. Nuk qe një platformë ideologjike ajo, ishte vlera e letërsisë, u përqafua dhe u bë shumë popullore. Nuk u nis të shkruhej që nga një lëvizje e madhe të bëhej revolucion, e shkroi i prekur nga ajo që pa, se Dajë Cenit i vdiqën të afërm.

-A kishte inate me ballistët babai juaj?
Im atë edhe nënën time nga familje ballistësh e mori, nuk është se ka pasur inat përpara, direkt me ata, apo se ka pasur ndonjë gjë personale. Gjyshi im ka qenë i burgosur, dajat e mi kanë qenë në burg. Dihej si ishin të ndarë atë kohë, një vëlla me Ballin e një me partizanët. Poema i ka dalë spontanisht, kur ka parë një realitet të tillë, kështu e mban mend edhe vëllai që e ka dëgjuar babain të flasë.

-Pra, fraza ‘gjëmon Dajë Ceni’ është ndikuar nga familja ku ka jetuar si ilegal?
Po është Dajë Ceni i Dajtit, i Priskës. Nuk e kishte dajë. Është një banor i Priskës. Kemi ende miqësi me ta, babai ka qenë atje me Gogo Nushin në ilegalitet.

-E ka botuar po në kohën e luftës këtë që ka shkruar?
Po, në atë kohë u botua, më 1944. Ai ka qenë rreth moshës 30-vjeçare.

-Ju a e mbani mend, a fliste ai për veprat e veta, apo për krijimet në kohën e luftës, pas luftës?
Nuk para fliste shumë për veten. Kur bëmë 100-vjetorin e lindjes së tij, unë zbulova poezi shumë interesante të para luftës. Kishte poezi të bukura, që unë nuk i kisha njohur. Po mendoja se nuk ka qenë vetëm me shkrime “partishmërish”. Gjithmonë në fakt, është marrë më shumë dhe ka shkruar më shumë për anën sociale se sa për këto çështje. Ka edhe poezi të tjera, që janë të ndjera shumë.
BW/d.i.

Next Post
Bernard Berisha realizon ndaj Zenitit

Bernard Berisha realizon ndaj Zenitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

October 26, 2026
Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

October 26, 2026
Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

October 26, 2026
Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

October 26, 2026
Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

October 26, 2026
Çështja ‘Beleri’ dhe tensionet në Kosovë/ Çupi: S’janë të rastësishme, Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

October 26, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

October 26, 2026
Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

October 26, 2026
Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

October 26, 2026
Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In