• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Si u grabitën 100 mijë euro në banesën e ish-deputetit

by A R
28/05/2018 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që luhej finalja e Ligës së Kampionëve, të shtunën në mbrëmje, disa persona hynë në shtëpinë e ish-deputetit biznesmen, Xhavit Ukaj, në Piranë të Prizrenit. Vodhën hiç më pak se 100 mijë Euro. Megjithëse ata lanë shenja të gishtërinjve e gjurmë të tjera, policia ende nuk ka arritur t’i identifikojë ata, shkruajne mediat kosovare.

Dera e shtëpisë së biznesmenit nga Prizreni ishte e hapur, siç ndodh zakonisht, edhe pse brenda saj nuk ndodhej askush. E gjithë familja, pasi kishin ngrënë iftarin, kishin dalë të ndiqnin ndeshjen e futbollit – finalen e Ligës së Kampionëve.

Dy ditë pas plaçkitjes, të hënën në mesditë, për Gazetën Express ka folur djali i biznesmenit ish-deputet Xhavit Ukaj, Florenti.

“Krejt ka ndodhë në interval kohor, rreth orës 20:30 deri në 22:00. Në 22 ka shku babai atje në shpi edhe e ka pa çka ka ndodhë”, thotë Florent Ukaj.

Sipas tij, në shtëpinë e tyre në fshatin Piranë të Prizrenit, janë vjedhur mbi 100 mijë Euro kesh dhe dy orë me vlerë.

“Shuma ka qenë 100 mijë euro me ni vend. 35 euro janë marrë në kuletë të mamit. 130 euro janë marrë në kuletë të vëllait. Edhe dy ora të dorës”, ka rrëfyer për dëmet e plaçkitjes djali i ish-deputetit të LDK’së Xhavit Ukaj, tash asamblist i të njëjtës parti në Prizren.

Për shumën marramendëse të plaçkitur në shtëpinë e tyre, Florent Ukaj thotë se janë të gjitha para të deklarua, që ishin nxjerrë për investime dhe për organizimin e një dasmë në familje.

“Babi i ka pas paret qysh i ka nxjerrë, me fatura të bankës, me qira, me kontrata, i ka të deklarua parat. Tatimet për to janë të paguara. I kemi lajmru të gjitha në Polici”, thotë djali i biznesmenit prizrenas që në pronësi ka disa firma të ndryshme si sallë dasmash, pompë benzine, markete, etj.

“Kanë hy në shtëpi nëpër dhoma. Katin e parë se kanë kontrollu hiq. Dera ka qenë e hapur. Se ne jemi e gjithë lagja familjar”, rrëfen Faton Ukaj për Gazeten Express.

Thotë se paratë kanë qenë në qeset e zeza qe u gjetën të zbrazura në livadhin pas shtëpisë së tyre./a.m.

Next Post
FOTOT/ Aksident i frikshëm, mjeti përfundon në arë, rëndë 23-vjeçari

FOTOT/ Aksident i frikshëm, mjeti përfundon në arë, rëndë 23-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In