• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u gjet i vdekur i dënuari për vrasje, zbardhen dëshmitë e punonjësve të hotelit

by A R
08/06/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 50-vjeçar nga Fieri, ish-i dënuar për vrasje, u gjet i vdekur në një hotel në Tiranë.

Viktima është Ardian Laze, i cili ishte akomoduar prej dy ditësh në hotelin që ndodhet në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryeqytet. Policia është lajmëruar për ngjarjen nga personeli i hotelit, pasi është konstatuar se klienti nuk kishte shenja jete. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr.3, që kanë nisur menjëherë hetimet.

Burime nga grupi hetimor thanë se nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Por burimet thanë se nga veprimet paraprake të mjekëve ligjore, dyshohet se Ardian Laze ka pasur probleme kardiake.

Ndërsa mësohet se ai kishte më shumë se 3 orë që kishte vdekur, para se të gjendej nga personeli i hotelit. Policia i ka marrë ata në pyetje për të sqaruar rrethanat se si e kanë gjetur trupin të pajetë. Mësohet se viktima kishte shkuar në hotel vetëm për një natë dhe të martën në mesditë do të largohej nga hoteli.

Por ai nuk ishte parë të dilte as të hynte dhe kjo i ka bërë të dyshojnë personelin. Njëri prej tyre është ngjitur në dhomën e tij rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe ka konstatuar se 50-vjeçari nuk kishte shenja jete. Për këtë arsye, i ka telefonuar menjëherë Policisë. Dëshmitarët kanë pohuar se ai ka qëndruar vetëm në hotel dhe nuk është parë ndonjë person tjetër duke u futur në dhomën e tij.

VIKTIMA

Arben Laze, 50-vjeçari që u gjet i vdekur në hotel mbrëmjen e së martës, ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e një personi në Lushnjë. Vrasje të cilën ai e ka kryer bashkë me një person tjetër, me të cilin kishin në pronësi një lokal lojërash fati. Ngjarja për të cilën ai ishte dënuar, ka ndodhur më 18 maj të vitit 2005. Bashkë me ortakun e tij, Dritan Bilbili, u akuzuan se vranë me 8 plumba Arben Hoxhën, i njohur në Lushnjë edhe me nofkën “Ben Komisari”.

Viktima shkonte në lokalin e lojërave të fatit të marrë me qira nga Laze e Bilbili dhe nuk paguante paratë. Vetë dy të akuzuarit deklaruan para hetuesve se Arben Hoxhën e qëlluan jo vetëm se nuk paguante, por edhe pasi i kërcënonte ata e personelin, duke u kthyer në shqetësim. Gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, Policia e Lushnjës dokumentoi se Arben Hoxha, 41 vjeç, shkonte shpesh për të luajtur në lokalin e lojërave të fatit “Xhael”, që ndodhej në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, të Lushnjës, shkruan ‘Panorama’.

Ardian Laze e kishte marrë me qira lokalin, ndërsa si administrator ishte shoku i tij Dritan Bilbili. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas vrasjes së “Ben Komisarit”, ndërsa bashkëpunëtori i tij u arrestua disa ditë më vonë./panorama/a.m.

Next Post
The Washington Post: Putin bën hakmarrje personale kundër SHBA

The Washington Post: Putin bën hakmarrje personale kundër SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In